BREAKING NEWS

Ministrja Manastirliu i jep paralajmërimin e rëndë farmacive që abuzojnë me çmimet

Ministrja Manastirliu i jep paralajmërimin e rëndë farmacive
x

Aktualitet

Dalin emrat, kush janë tre ‘kokat e larta’ në Policinë e Shtetit që futen sot në ‘sitën’ e vettingut

Dalin emrat, kush janë tre ‘kokat e larta’ në

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit do të zhvilloje sot seancat për 3 zyrtarë të lartë në kuadër të procesit të Vettingut.Bëhet fjalë për Fatos Ballën me funksion Specialist në Sektorin e Hetimit në Drejtorinë e Hetimit të SH.Ç.B.A-së,  Nikoll Rica, me funksion Drejtor i Burimeve Njerëzore në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Bujar Ahmeti Drejtor i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Për Fatos Ballën dhe Nikoll Ricajn do të jepet vendimi nëse e kalojnë ose jo procesin e Vettingut ndërsa për Bujar Ahmetin do të zhvillohet seanca dëgjimore. Komisioni i vlerëson 3 zyrtarët në të trija shtyllat e këtij procesi; pastërtia e figurës, aftësitë profesionale, dhe deklarimi pasuror.

- Fatos Balla me funksion Specialist në Sektorin e Hetimit në Drejtorinë e Hetimit të SH.Ç.B.A-së do të përballet sot me komisionin në orën 09:30. Trupa vlerësuese që do të japë vendimin nëse Balal e kalon ose jo procesin e vettingut është e përbërë nga Ana Kapaj, Ela Kerka, Marjeta Gjelaj.

- Nikoll Rica, me funksion Drejtor i Burimeve Njerëzore në Departamentin e Shërbimeve Mbështetëse pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të përballet me vendimin e komisionit në orën 09:45.

- Bujar Ahmeti Drejtor i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në orën 10:00 ka senacën dëgjimore pranë komisionit të vettingut që është e përbërë nga Ledian Rusta, Sonila Kadareja, Luljeta Qoku.