Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit
Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë
Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...
Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë
Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj
Dalin fotot/ Ky është shqiptari dhe greku që vranë studenten 20-vjeçare pasi i refuzoi për seks
Shkruar nga SOT.COM.AL 5 Dhjetor 2018
Eleni Tupaludhi është studentja greke 20-vjeçare, e cila u vra dy ditë më parë në ishullin Rodos.
Autorët, një shqiptar dhe një grek, kanë pranuar dje krimin e rëndë.
Studentja ishte ende gjallë kur e kanë hedhur në det dhe sipas ekzaminimit mjeko-ligjor, mushkëritë e të resë ishin mbushur me ujë, gjë që ka çuar në vdekjen e saj.
E SHKUARA E ERRËT E VRASËSVE
Aleksandër Luti është 19-vjeçari shqiptar, i cili së bashku me mikun e tij, pranoi vrasjen e studentes 20-vjeçare greke Eleni Tupaludhi.
21-vjeçari Manolis Koukouras nga Lindos, Greqi është autori tjetër i vrasjes.
Ai ishte emër i njohur për policinë greke pasi shpesh përfshihej në konflikte fizike në shkollë për shkak të karakterit të tij të vështirë, që në shumë raste e kishte “fundosur”.
I riu me banim në Lindos, vjen nga një familje e pasur që ka në zotërim 4 farmaci në Pefkos, disa restorante (një prej tyre me ushqim kinez), disa bar-kafe dhe një hotel të vogël.
Sipas mediave greke, njëri prej autorëve “shpalosi psikopatitë e tij”.
Ai merrej me arte marciale, vuante nga disa sëmundje mendore dhe ishte ekstremisht i dhunshëm.
DINAMIKA E NGJARJES
Shqiptari i cili ishte miqësuar me grekun gjatë verës, kishte shkuar në shtëpinë e Kokouras dhe i kishte kërkuar viktimës t’u bashkohej atyre.
Ata i kishin kërkuar vajzës të kryenin marrëdhënie seksuale dhe kur 20-vjeçarja i refuzoi dhe kishte kërcënuar se do t’i denonconte në polici, e qëlluan me një shufër hekuri në kokë.
Të trembur nga ajo që kishin bërë, autorët e kishin futur trupin në një thes dhe e transportuan me një furgon të bardhë për ta hedhur më pas në det.
Mendohet se në ngjarje është i përfshirë edhe një person i tretë i cili ka ndihmuar të rinjtë të ngarkonin trupin.
Viktima do të kishte qenë ende gjallë nëse mushkëritë e saj nuk do të ishin mbushur plotësisht me ujë, pasi ajo thjesht kishte humbur ndjenjat nga goditja e fortë.
Rrobat dhe sendet personale të vajzës u gjetën në pikën ku u hodh trupi i saj.