BREAKING NEWS

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan", senatorja amerikane: Shqipëria duhet të vendosë vetë

"E shqetësuar për financimet ruse në Ballkan",
x
BREAKING NEWS

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund "makthi" rus, Von der Leyen jep lajmin fantastik

"Europa do të ketë mjaftueshëm gaz"/ Merr fund
x
BREAKING NEWS

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë zbulon se çfarë po ndodh në vend

Covid-19 ende nuk ka përfunduar, Ministria e Shëndetësisë
x
BREAKING NEWS

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin paralajmërimin, zbulojnë planet e Putinit për Ballkanin

Njihet si "fuqi baruti"! Ekspertët amerikanë japin
x
BREAKING NEWS

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet nafta, benzina dhe gazi

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do shitet
x
BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x

Aktualitet

Dalin PAMJET/ Kjo është bluza e Nuredin Dumanit, ‘hoody’ ka plumbin në kurriz

Dalin PAMJET/ Kjo është bluza e Nuredin Dumanit, ‘hoody’

Bluza që u gjet në vendin ku mbeti i plagosur Nuredin Dumani, një dëshmitar drejtësie, i cili u arrestua jo shumë larg në kohë mbas atentatit të dështuar, ndodhet në Institutin e Policisë Shkencore.

“Kemi konstatuar një vrimë të vogël në këtë bluzë që duhet të jetë shkaktuar me armë zjarri, vëmë metrin për ta fokusuar me nga afër dhe për ta paraqitur ne tabelën fotografike dhe e fokusojmë. Kjo bluzë do i kalojë edhe sektorit tjetër te balistikes qe do procedoje me te tjera ekzaminime që do tregojë këndin e qitjes, ne si biologë nëse ka apo jo prani të gjakut human dhe quhet test i thjeshtë. Në rastin konkret njolla është e padukshme dhe njolla nuk duket shumë mirë dhe për ne mjafton që të marrim vetëm një sasi të vogël për të përftuar një profil të AND nga shtetasi që i ka mbetur, mjafton vetëm një pjesëz kaq e vogël për të përftuar profil gjenetik të plotë”, tha ekspertja e ADN Armanda Deda.

Dalin PAMJET/ Kjo është bluza e Nuredin Dumanit, ‘hoody’

“Gjëja e parë ne shohim çdo provë, dhe nuk lejojmë që të lëvizet, në qoftë se aty është një bisht cigareje i paketojmë veç e veç, dhe kështu kryhet ekzaminimet. Ato konat që ne shohim në vendngjarje, tregojnë provat dhe fiksimin e vendngjarjen “

Një prove e tillë ishte edhe maska anticovid e vrasësit Ernejt Shyti e flaku mbasi vrau Behar Sofinë. Në maskën e tij ku u gjetën mbetje pështyme u gjet profili i atentatorit.

“Në bashkëpunuam me sektorin e ADN dhe vrasjeve në drejtorinë e Tiranës, na erdhi telefoni i kriminelit ku ne përftuam mesazhet që kishte komunikuar në lidhje me viktimën. “- tha eksperti.

Njësoj me profil AND ekspertët nxorën në dritë identitetin e Mikel Shallarit, i cili mbasi vrau kryekomisarin Artan Cuku i zhveshi rrobat dhe i hodhi në një kosh mbeturinash. Por gjatë vrapit të arratisjes vrasësi i kishte mbajtur duart në xhepa dhe djersa e lënë aty e tradhtoi.

“Vrasja e krye me mbytje me duar dhe ne duart e viktimës gjate përpjekjeve kishte mbetur një material prej te cilit ne përfituam te dhëna. Mandej autori ishte larguar, por ne e depozituam si te dhëna dhe kur ai u kthye ne e krahasuam te dhënën e AND dhe me pas konfirmuam ai e kishte vrare”- tha Armanda Deda.

“Në këndvështrimin tim nuk ka akt të rëndësishëm dhe të parëndësishëm. Eksperti bën betimin para gjykatës dhe mban përgjegjësi individuale dhe ruan sekretin e aktit të ekspertimit. Ky dokument quhet dokument sekreti hyn deri në momentin që shkon në gjykatë. Dua që ekspertët e mi të jenë në nivel të padiskutueshëm , por e thënë më troç më shqip, për sa i përket dhe këtu janë ekspertizat e krimit kompjuterit ditur dhe në këtë pikë ne jemi pak defiçentë sepse ka shumë dhe kështu ne kërkuar zgjatje hetimore. Akte hetimore janë ekzaminimet e pronave që është një punë voluminoze dhe se ke të bësh me pronën e qytetarit”, tha Niko Brahimi.

Instituti i Policisë Shkencore është padyshim mjeti më i fuqishëm i zbërthimit dhe zbardhjes së një ngjarjeje, që vlerëson qindra elementë sado pak mikroskopikë si një njollë gjaku apo edhe mbetje të tjera biologjike. prej këtu u zbulua se si u vra Regis Runaj , për të cilin Erjon Alibeaj porositi të kryhej në mënyrë sa më të dhunshme për të dërguar policinë drejt një piste tjetër të gabuar, atë të vrasjes për shkak të një grabitjeje.