BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Darka e “Nusretit” i kushton shqiptarëve 81 hektarë truall në ajkën e Durrësit, arabit i falet porti dhe 54 mijë m2 tokë për ndërtim

Darka e “Nusretit” i kushton shqiptarëve 81 hektarë truall

Pavarësisht kundërshtive të forta të shoqërisë civile dhe opozitës shqiptare, qeveria “Rama 3” duket e vendosur për të bërë realitet dhe madje çuar përpara projektit 2 miliardë Euro të Marinës në Durrës. Në 3 dhjetor Parlamenti i Shqipërisë miratoi pa zhurmë një ligj për bashkëpunimin ekonomik mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërkohë që këtë javë është botuar në Fletoren Zyrtare vendim nr. 494, datë 21.7.2022 për Disa ndryshime në vendimin nr. 861, datë 29.12.2021, të këshillit të ministrave, “për transferimin, në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike, të pronave të paluajtshme shtetërore, në zonën kadastrale nr. 8514, bashkia Durrës, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit (Durrës Yachts & Marina)”, dhe për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga autoriteti Portual Durrës tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë”. Baza e kësaj marrëveshje u hodh gjatë një vizite që ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisë zhvilluan pak kohë më parë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ata u panë në një video teksa darkonin në një restorant luksoz në Dubai. I gjithë thelbi i ligjit është vetëm një nen; përjashtimi nga prokurimi publik i të gjitha projekteve që do të financohen nga kompanitë arabe në Shqipëri. Domethënë i jep qeverisë të drejtën të bëjë pazare me kompanitë nga Emiratet e Bashkuara pa asnjë kontroll dhe pa asnjë përgjegjësi ligjore, ndërkohë që asaj i falen 812 600.98 m2  tokë ose 81 hektarë, nga të cilat 54 mijë m2 , kompania i shfrytëzon për ndërtim, ndonëse ajo është tokë shtetërore, siç shihet edhe në vendimin e siguruar nga gazeta “SOT”. “Transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike (FPPMIS), i cili administrohet nga ministria përgjegjëse për ekonominë, të pasurive të paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale nr. 8514, Bashkia Durrës, me sipërfaqe totale 812 600.98 (tetëqind e dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind pikë nëntëdhjetë tetë) m2, nga të cilat 54 217.51 (pesëdhjetë e katër mijë e dyqind e shtatëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e një) m2 sipërfaqe ndërtimore të përcaktuara në shtojcën 1 dhe në plan-vendosjen që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij”, thuhet në vendim, i cili tashmë është botuar në Fletoren Zyrtare.

Ja si projektit iu hap rruga pas darkës në restorantin e Nusretit

Por tashmë që ligji ka kaluar dhe vendimi ka hyrë në fuqi, pasi është botuar këtë javë në Fletoren Zyrtare, pritet të vijë fatura e kripur për vendin. Qëllimi kryesor i këtij ligji dhe vizitës së gjysmës së qeverisë në Dubai ishte një projekt okult në Portin e Durrësit, që do të zhvillohet nga grupi arab Ebaar. Sipas marrëveshjes, qeveria do t’u falë arabëve Portin e Durrësit dhe rreth 812 600.98 m2  ose 81 hektarë tokë, në zonën përreth. Në këmbim grupi Emaar do të investojë 2 miliardë dollarë për të ndërtuar pallate, hotele dhe një port turistik në tokën e falur. Ndërsa porti i ri i mallrave do të ndërtohet në Porto Romano, por jo nga kompania arabe, por nga lekët e qytetarëve shqiptarë. Ky është një projekt aventurier, përmes të cilit arabët do të aneksojnë disa hektarë tokë në bregdet për të ngritur bizneset e tyre, ndërsa qytetarët shqiptarë do të humbasin Portin më të madh të vendit, i cili do të kërkojë qindra milionë euro të tjera për t’u ndërtuar sërish, nëse do të ndërtohet dhe nuk do të lihet rrugëve siç e ka zakon qeveria me veprat publike. Madje për të vënë në jetë këtë projekt, qeveri ka hequr dorë edhe nga 60 milionë euro grante dhe kredi të buta nga Bashkimi Europian, për të cilat ka dy marrëveshje të nënshkruara nga Damian Gjiknuri. Pra, si duket kjo është arsyeja që e detyroi gjysmën e qeverisë të zbarkojë në Dubai.

Ja vendimi i plotë i qeverisë i botuar në Fletoren Zyrtare

1- Titulli i vendimit riformulohet, si më poshtë vijon:

“Për transferimin, në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, dhe kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të pronave të paluajtshme shtetërore, në zonën kadastrale nr. 8514, Bashkia Durrës, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Marina dhe jahtet e Durrësit (Durrës Yachts & Marina)”.

2- Pikat 1 dhe 2 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“1. Transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike (FPPMIS), i cili administrohet nga ministria përgjegjëse për ekonominë, të pasurive të paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale nr. 8514, Bashkia Durrës, me sipërfaqe totale 812 600.98 (tetëqind e dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind pikë nëntëdhjetë tetë) m2, nga të cilat 54 217.51 (pesëdhjetë e katër mijë e dyqind e shtatëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e një) m2 sipërfaqe ndërtimore të përcaktuara në shtojcën 1 dhe në plan-vendosjen që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Autoriteti Portual Durrës, Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Drejtësisë, tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të pasurive të paluajtshme të përcaktuara në shtojcën 1 dhe në plan-vendosjen që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.”.

3. Shtojca 1, bashkëlidhur vendimit nr. 861, datë 29.12.2021, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe të gjitha institucionet e përcaktuara në pikën 2 për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Darka e “Nusretit” i kushton shqiptarëve 81 hektarë truall

Darka e “Nusretit” i kushton shqiptarëve 81 hektarë truall