BREAKING NEWS

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës? Karamuço 'zbërthen' momentin e sulmit nga 31-vjeçari

Çfarë nuk funksionoi në mbrojtjen e Berishës?
x
BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x

Aktualitet

DEA amerikane dhe SPAK zbarkojnë në Fier, zbulohet laborator droge në banesën e ish-kryekomunarit socialist të Frakullit, sekuestrohen rreth 200 thasë ku ishte fshehur kokaina, pjese e grupit edhe 2 kolumbianë

DEA amerikane dhe SPAK zbarkojnë në Fier, zbulohet laborator droge

Një sasi e madhe kokaine, e cila kishte mbërritur nga vendet e Amerikës Latine, e kapur në Portin e Tivarit në Malin e Zi, ka zbuluar një laborator kokaine në fshatin Frakull i Madh të Fierit. Burime për Report Tv mësojnë se banesa ku është zbuluar laboratori i kokainës, është në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farkullit, Viktor Çervanakut. Mësohet se për kokainën që përpunohej në banesën e Çervanakut kujdesej një tjetër person, pasi vetë Viktor Çervenakut, jetonte në Tiranë.Kokaina, e cila ishte e fshehur në 400 kg thasë me pleh kimik, e kapur në muajin korrik të këtij viti, është mbajtur nën vëzhgim, për të zbuluar edhe destinacionin se ku do të shkonte.Deri tani janë arrestuar 15 persona. Operacioni është zhvilluar nga DEA Amerikane, në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze, ndërsa është mbajtur i fshehur dhe janë vëzhguar thasët me pleh kimik, ku ishte e fshehur edhe kokaina, të cilat janë marrë nga Porti i Tivarit dhe janë dërguar në fshatin Frakull i Madh në Fier.Po ashtu, mësohet se porositësit janë identifikuar me iniciale: N.Gj dhe D.V. Por porosia ka ardhur në emër të një personi tjetër. Nga ana tjetër, mësohet se droga përpunohej nga dy kolumbianë, që si ambient pune kishin banesën e ish-kryekomunarit Viktor Çervanakut, i cili aktualisht punon si drejtor në Bashkinë e Tiranës.Pra, nga operacioni janë zbuluar një sasi prej 400 kg pleh kimik të përzier me kokainë që kishte ardhur nga Kolumbia.Ngarkesa ishte sjellë prej kohësh, por SPAK dhe partnerët kishin 3 muaj që i vëzhgonin, madje të angazhuar kanë qenë jo pak por 60 oficerë të Policisë së Shtetit. Edhe pse nuk ka emra, mendohet se deri më tani në pranga kanë përfunduar të gjithë hallkat e zinxhirit, duke nisur nga: porositës, pritë, etj. Sakaq, mësohet se 4 të rinntë që u arrestuan dje arrestuarit me pistoleta e kallashnikovë në Tiranë, ishin pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Fier

Flet kryeplaku i fshatarit Frrakull

Ndërkohë kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe, Fiqeret Muçaj ka bërë dje me dije gjatë intervistimit nga mediat se nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë ndodhte në vendin që ishte kthyer në një laborator droge. Teksa përsëriste se nuk e kishte idenë çfarë ndodhte brenda godinës, shtoi se nga brenda u nxorën vetëm thasë të mbushur me pleh.‘Thasë kanë pleh kimik. Mund të jenë nja 200 thasë dhe ishin përjashta. Kishte vetëm fishekë. Banesa është e Viktor Cervenakut. Mund të ishin nja 50 polic. Nuk e di nga kishin ardhur thasët. Por është drejtor tani në bashkinë e Tiranës”, deklaroi Muçaj.

Masakroi gruan me thikë, Petrit Mamajt pranon autorësinë

Ndërkohë nga ana tjetër, dje kanë përfunduar hetimet përvrasjen e Valdete Mamaj në Fier në shkurtin e këtij viti nga bashkëshorti i saj Petrit Mamaj. Dosja në ngarkim të autorit për këtë ngjarje do të dërgohet për gjykim. Rasti u paraqit si vetëvrasje, por vetë Mamaj ka pranuar autorësinë e krimit të rëndë. Autori rrezikon të dënohet jo më pak se 20 vite burg."U pendova për çfarë kisha bërë. Pas ngjarjes, unë dola nga shtëpia, ku derën e jashtme e mbylla nga jashtë, vajta në këmbë në restorant afër Gjendjes Civile për të ngrënë mëngjes dhe më pas jam kthyer po në këmbë në shtëpinë time. Me të mbërritur në shtëpi, u pendova për çfarë kisha bërë dhe kam njoftuar në telefon tim vëlla, i cili jeton disa shtëpi më tutje në lagjen ku banoj, dhe kur ai erdhi në shtëpinë time, i thashë që Valdetja ka vrarë veten. Më pas, vëllai im G.M ka njoftuar policinë. Deklaroi edhe një herë se për vrasjen e bashkëshortes time Valdete Mamaj unë ndihem i penduar dhe u kërkoj falje fëmijëve të mi", tha Petrit Mamaj para hetueseve. Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 shkurt të këtij viti. Valdete Mamaj fillimisht u raportua nga Policia se kishte vrarë veten. Më pas u zbulua se personi që kishte raportuar në policinë e Fierit ishte bashkëshorti i saj Petrit Mamaj. 56-vjeçari tregoi se e kishte gjetur gruan të pajetë në shtëpinë e tyre pasi ishte kthyer nga një shëtitje. Por, duke parë 6 plagët në trupin e së ndjerës, u hodh poshtë pista e vetëvrasjes. Gjithashtu “dëshmi” e krimit ishin edhe disa gërvishtje në trupin e 56-vjeçarit të shkaktuara nga viktima gjatë sulmit. I zënë ngushtë, Petrit Mamaj pranoi krimin duke pretenduar se e kishte masakruar të shoqen për xhelozi pasi dyshonte se e tradhtonte.