BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të kryeministrit Rama, Balluku dhe Kumbaro, SPAK sekuestron telefonat e vartësve të tyre, zbardhen detajet e forta

Çfarë po ndodh me “ushtaret” besnike të
x
BREAKING NEWS

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një zyrtar i FBI në New York dhe koeçidenca fatkeqe e pranimit të fajit nga McGonigal për aferat e shefit të qeverisë

Dosja Rama, a u pyet kryeministri shqiptar nga një prokuror dhe një
x
BREAKING NEWS

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës në FBI, nuk ka lidhje me atentatin ndaj Tom Doshit, ja prapaskenat që ka luajtur Sali Berisha

Evi Kokalari zbardh të vërtetën e dosjes së Ilir Metës
x
BREAKING NEWS

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro  dhe 165 mijë metër ndërtim, ja si kryeministri i shkaktoi shtetit shqiptar 30 deri në 40 milionë euro humbje vetëm për interesat e oligarkut më të madh në Shqipëri

Edi Rama i fali Samir Manes 57 mijë metër 2  me vetëm 1 euro
x
BREAKING NEWS

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë në korrupsion dhe vrasje, Altin Dumani vihet në lëvizje, ja kush janë “dosjet e nxehta”që po zien vendi

SPAK gati goditjen e madhe për politikanët e përfshirë
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush ia dha goditjen e madhe në prapaskenë Sali Berishës dhe çfarë e pret në vijim ‘non gratën’

Spartak Ngjela zbardh të fshehtat e zgjedhjeve në Kukës: Ja kush
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të mbuluar masakrën e ‘21 Janarit’ dhe skema që ndoqi për të fshehur gjurmët te afera e ‘Gërdecit’, roli i Shkëlzenit dhe dëshmia që e fundos

Petro Koçi: Ja provat që zhduku Sali Berisha për të
x
BREAKING NEWS

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka shtuar oligarku Samir Mane listën e pyetjeve për shqiptarët?

Censusi si anketë e Neptunit për oferta elektroshtepijakesh, a e ka
x

Aktualitet

DEA i fut “të dridhurat” politikës, ministri Çuçi injoron agjencinë amerikane dhe mohon se ka hapur zyrë në Shqipëri, ja njoftimi i ambasadës së SHBA që nxjerr blof qeverinë

DEA i fut “të dridhurat” politikës, ministri

Prezenca e agjentëve të agjencisë amerikane të luftës kundër drogës (DEA) në Shqipëri, duket se iu ka futur të dridhurat politikës shqiptare dhe veçanërisht mazhorancës qeverisëse. Pak ditë më parë ambasada e SHBA në Tiranë, bëri me dije se DEA ka rritur vëmendjen ndaj vendit tonë, duke iu dhënë një goditje të fortë politikanëve, autoriteteve dhe kriminelëve. Por kjo lëvizje strategjike e SHBA nuk është pritur mirë nga qeveria shqiptare. Ka qenë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ai i cili ka tentuar dje të justifikojë goditjen që i dha DEA pak ditë më parë. Njësia amerikane kundër drogës injoroi autoritet vendase edhe kërkoi ndihmë nga qytetarët për të kapur trafikantët. Mirëpo, Çuçi është justifikuar ditën e djeshme në Kuvend. Sipas tij, nuk ka zyrë të DEA, pro nja “atashe” pranë SPAK. “E para njëherë ajo nuk është zyrë, por një person që DEA e ka caktuar të jetë permanent në Tiranë. Deri më sot ne bashkëpunonim me DEA-n përmes zyrës që ka në Athinë. Si rezultat i intensifikimit të bashkëpunimit që kemi pasur dy vitet e fundit me këtë zyrë dhe si nevojë për të qenë në një nivel bashkëpunimi të sinkronizuar, të dy dhe DEA dhe Policia e Shtetit, ranë dakord që të kishte një person që do të ishte rezident në Shqipëri që do të bashkëpunonte me Policinë e Shtetit dhe me SPAK”, deklaroi ai. Ndërsa sa i takon numrit të vënë në dispozicion nga kjo agjenci, ministri Çuçi deklaroi se kjo është plotësisht e koordinuar me Policinë e Shtetit dhe SPAK. “Sa i përket numrit, është e koordinuar plotësisht me Policinë e Shtetit dhe me SPAK-un sepse informacionet për të shkuar më tej në një proces hetimor do të ndahen me Policinë e Shtetit dhe me SPAK. Nuk është për t’u shqetësuar prezenca e një përfaqësuesi, por është shenjë bashkëpunimit në nivelin më të lartë”, nënvizoi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Por hapja e zyrës së DEA në Tiranë, tregon se SHBA-të nuk ka besim te policia apo prokuroria shqiptare. Shumë raporte flasin se grupet kriminale depërtojnë deri në nivele të larta dhe kjo tregon se amerikanët kanë vendosur që të shmangin autoritetet në mbledhjen e informacioneve, çka dhe ka ngritur alarmin tek kryeministri Edi Rama, i cili dje ka nxjerrë ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi për t’iu hedhur “hi syve” shqiptarëve dhe eklipsuar prezencën e shtura, e madje vëmendjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ja si qeveria doli blof

Por deklaratat e djeshme e lëshuar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bie ndesh, pasi praninë  agjencisë amerikane të luftës kundër drogës (DEA) në Shqipëri e ka konfirmuar pak ditë më parë edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat dhe në rrjetet sociale.  “Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në ËhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected]. Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra, kjo do të thotë se jemi përballë dy situatash, ku realiteti është se DEA amerikane ka zbarkuar në Shqipëri, ndërsa qeveria e mohon pranin e agjentëve të saj në vendin tonë.