Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Debate në seancën ndaj Emiljano Shullazit, të pandehurit kërkojnë përjashtimin e dy gjyqtarëve, rrëzohet kërkesa

Postuar: 19/10/2019 - 07:36

 Elvis MYRTA

Seanca e djeshme ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë është zhvilluar mes debatesh e tensionesh. Të pandehurit e avokatët e tyre kanë pasur “përplasje” në seancën e djeshme. Nëpërmjet avokatëve të tyre ,Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë i kishin paraqitur disa kërkesa trupit gjykues për përjashtimin e dy gjyqtarëve, më konkretisht ata kanë kërkuar përjashtimin e kryesueses Albano Boksi dhe Arben Vrionit. Gjithashtu, ky i fundit ka kërkuar dy herë dorëheqjen, kërkesë e cila është rrëzuar nga gjykata. Gjyqtari Vrioni në kërkesën e tij të dytë ka dhënë edhe argumente, ku sipas tij, ai ka qenë pjesë e trupës gjykuese të ashtuquajturit procesi “Vollga”, por kërkesat e tij janë rrëzuar, pasi nuk ka konflikt interesi sepse për “Vollgën” është dhënë një vendim. Por në seancën e djeshme, avokati i Endrit Zelës, Bledar Shania kërkoi dorëheqjen e kryesueses së trupës, Albana Boksi, duke pretenduar se është në një tjetër proces administrativ në Gjykatën e Shkodrës me xhaxhin dhe babanë e gjyqtares Boksi. Avokati sqaroi se ai po mbron palën e paditur nga të afërmit e gjyqtares, madje këta të fundit e kanë fyer gjatë procesit duke e quajtur atë edhe kriminel. Avokati mbrojtës i Zelës i tha trupit gjykues se kolegia e tyre nuk mundet që të vijojë procesin me një trup gjykues që ka konflikt interesi. Avokati theksoi se gjyqtarja Boksi nuk mund të japë një vendim të drejtë, për shkak se mund të ketë ndikim nga ana familjare. Por, edhe kjo kërkesë u rrëzua nga trupi gjykues, çka bëri që avokati të braktisë sallën e gjyqit, me pretendimin se nuk mund të vijojë procesin me një trupë gjykuese që ka konflikt interesi. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe i pandehuri Endrit Zela. Gjykata i caktoi Zelës avokat kryesisht, por ai i tha gjykatës se e ka zgjedhur avokatin e tij dhe do të mbrohet nga avokati Bledar Shanja. Ndërsa i pandehuri Gilmando Dani, në seancën e djeshme kërkoi për të disatën herë përjashtimin e gjyqtarit Arben Vrioni, me pretendimin se vëllai i gjyqtarit e ka kallëzuar penalisht Gilmando Danin dhe vëllanë e tij, lidhur me një aksident të ndodhur më parë. Në përfundim, gjykata vendosi ti caktojë Zelës një avokat kryesisht, ndërsa seanca e radhës do të mbahet më datë 28 tetor ora 11:00.

Dënimi në Shkallën e Parë

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtor nga Shkalla e Parë për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale sipas gjykatës është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimi i prokurorisë, ka rezultuar se, ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera. Beqja ka kontaktuar me Shullazin, me qëllimin që ta ndihmojë në lidhje me procedurat mbi pronësinë e hotel “Vollgës”. Prokuroria i akuzon të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare. Ndërkohë Emiljano Shullazi është shpallur i pafajshëm nga gjykata për kërcënimin e bërë ndaj dekanit Mynyr Koni dhe rektorit Dhori Kule. Referuar pretencës së prokurorisë, Konit i është afruar një makinë e zezë, ata kanë hapur xhamin dhe e kanë ftuar që të futej në makinë. Pasi është futur në makinë, i kanë thënë se duhet të jepte dorëheqjen nga pozicioni dhe gara. Ky deklarim i dekanit, mbështet nga veprimi i tij për të dhënë dorëheqjen, kohën dhe momentin që e ka bërë. Por kërcënimit për shkak të detyrës, nuk i ka shpëtuar as rektori Dhori Kule. Sipas prokurorisë, këtij të fundit, i kanë dalë para 3 makina me xhama të zinj, ku dikush i kishte thënë se nuk duhet të ndalonte Konin të jepte dorëheqjen. Emiljano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij u dënuan në nëntor të 2018 me 55 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Pas 50 seancash gjykata dënoi me 14 vite burg Emiljanon Shullazin, i konsideruar si kreu i këtij grupi kriminal.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 23:12

Moderatorja Eni Vasili është përplasur ashpër me ish-deputetin te Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Postuar: 14/11/2019 - 22:47

Analisti Shpëtim Nazarko ka komentuar çështjen e pronave në Shqipëri.

Postuar: 14/11/2019 - 21:47

Juristi Sokol Azizaj tha se për shkak të paragjykimeve politike, ka pasur një numër të kufizuar k

Postuar: 14/11/2019 - 21:25

Gazetari Artan Hoxha ndodhet në stadiumin “Elbasan Arena” ku edhe po ndjek ndeshjen S

Postuar: 14/11/2019 - 20:00

Në një intervistë për “Ftesë në 5” transgjinorja Anxhela, rrëfeu të gjithë skenën e d

Postuar: 14/11/2019 - 18:57

Disa shqiptarë kishin fshehur kokainë në një zonë pyjore të Toskanës në Itali, por një derr i e

Postuar: 14/11/2019 - 18:34

Një shqiptar është kapur me një sasi prej 72 kilogramë lëndë narkotike marijuanë.