Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Defekt i rëndë në linjën e Bovillës, UKT njoftim të rëndësishëm: Pjesa më e madhe e Tiranës pa ujë, ja zonat problematike

Postuar: 20/09/2019 - 13:32

UKT njofton banorët e Tiranës, se për shkak të një defekti në Bovillë disa zona të kryeqytetit nuk do të kenë ujë.

Në njoftimin zyrtar, UKT sqaron se kufizime të furnizimit me ujë do të ketë në pjesën më të madhe të Tiranës si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.

Aktualisht po punohet për të ndrequr defektin, por UKT nuk ka dhënë një orar të caktuar ende se kur do të rikthehet uji.

“Defekt në linjën e transmetimit në Bovillë, kufizime të furnzimit me ujë në disa zona të Tiranës.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se mbrëmjen e djeshme, datë 19 shtator 2019, në linjën e transmetimit që shkon nga ujëmbedhësi i Bovillës deri në Impantin e Bovillës ka ndodhur një defekt i rëndë, ku ka pasur dëmtim të tubit kryesor.

Grupet tona dhe inxhinierët tanë kanë marrë masat e nevojshme dhe po punojnë intensivisht për të riparuar në kohë sa më të shkurtër defektin e ndodhur, edhe pse kushtet atmosferike të orëve të fundit nuk kanë qenë në favor të tyre.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se kufizimet e furnizimit me ujë do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në zonat që preken nga ky defekt, pasi procesi i trajtimit të ujit dhe i shpërndarjes në rrjet kërkon një kohë të caktuar.

Kufizime të furnizimit me ujë do të ndihen në pjesën më të madhe të Tiranës si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.

Ujësjellësi Tiranë njofton qytetarët se inxhinierët dhe grupet tona po punojnë maksimalisht për kthimin sa më parë të furnizmit normal me ujë në këto zona”, njofton UKT.

Mungesa e ujit në Tiranë është kthyer prej disa muajsh në një fenomen shqetësues për qytetarët, pasi në shumë zona të kryeqytetit uji ka ardhur me intervale të shkurtra, e nganjëherë nuk ka ardhur fare gjatë gjithë ditës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 14:39

Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë ka rezultuar fatal për dy shqiptar, të cilët u përplasën me muret mbrojtëse të autostradës Çania Kisamu.

Postuar: 23/10/2019 - 14:21

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar me detajet e rënda që dolën për shkatërrimin e celul

Postuar: 23/10/2019 - 14:20

U shkarkua nga posti i lartë pas fjalorit banal, burri i zv.ministres, Aurel Hoda kërkon falje pu

Postuar: 23/10/2019 - 14:01

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në një konferencë të jashtëzakonshme zb

Postuar: 23/10/2019 - 14:00

Avokati Idajet Beqiri bëri të ditur para dy ditësh se Izet Haxhia dhe e fejuara e tij janë marrë

Postuar: 23/10/2019 - 13:40

Detaje të reja kanë dal në dritë nga celula terroristë iraniane, që sipas Ardi Veliut, po planifi