Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Degjeneron fjalori në studio pas përplasjes së fortë/ Spiropali i përmend mesazhet me ‘GD’, Salianji: Shikoni orgjitë....

Postuar: 19/09/2018 - 10:06

Debati në studion e emisioni ‘Open’ nga Eni Vasili në Top Channel degjeneroi në fyerje mes deputetit të PD, Ervin Salianji dhe socialistes Elisa Spiropali.

Teksa temë debati ishte çështja e vettingut në politikë, deputetët devijuan në provokime dhe fyerje për njëri-tjetrin. E tensionuar Spiropali i përmendi Salianjit mesazhet e publikuara disa muaj më parë me një person ‘GD’.

“Ti nuk mund të flasësh për Skenderbe, se ti je vemje, vetëm ti mos fol për moral, se je kapur në publik dhe e dinë të gjithë, të flasë ndonjë tjetër”, është shprehur Spiropali, ndërsa Salianji ka vijuar më pas me fjalë fyese për këtë të fundit.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Të ndjekim deri në fund kush është hajduti, kush është vrasësi, kush është shpifësi. Por jo vetting, politikanët për politikanët. Ti je mashtrues që nuk ke as burrëri për të diskutuar.

Salianji: Na thua broçkulla këtu dhe del me çanta 2-3 mijë euro.

Spiropali: Unë nuk kam asnjë cantë as 2 mijë euro, as 5 mijë euro, as nuse djali, as djalë, as kunat, asgjë.

Salianji: Del këtu dhe kërkon dhe mbron politikanët e kriminalizuar. Me unaza, me çanta, me makina, me varëse…

Spiropali: Po ç’varëse e unaza, o pika ty për varëset dhe unazat.

Salianji: Me këta njerëz do merremi ne, që flasin broçkulla, i marrin njerëzit për budallenjë këta, kush janë këta, që e nisin me 5 milion euro nga KLSH dhe e mbyllin me prokurorinë.

Spiropali: Je mashtrues! Je shakaja publike e partisë tënde. Unë nuk i bie kujt më qafë, zgjidh problemet morale që ke vetë, me mua mos u merr me këtë cështje.

Salianji: Këto diskutoni sot, jo përpëlitje kot.

Spiropali: Ti nuk mund të flasësh për Skenderbe, se ti je vemje, vetëm ti mos fol për moral, se je kapur në publik dhe e dinë të gjithë, të flasë ndonjë tjetër. Politika është arena ku ka moral dhe përballje, unë nuk i konsideroj as kundërshtarë

Salianji: Unë krimin e konsideroj armik edhe hajdutëve, armiq të shqiptarëve. Shikoni origjitë që bënit në ‘Mjaft’ dhe në ‘G99’.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 12:18

Ka pasur momente tensioni në protestën e studentëve që po zhvillohet përpara kryeministrisë.

Postuar: 14/12/2018 - 12:06

Një video për të mos u humbur është ajo e publikuar nga Robert Aliaj, ku një shtetase gjermane kë

Postuar: 14/12/2018 - 12:05

Një grua angleze, e cila jeton në Shqipëri, është bashkuar sot me studentët të cilët janë duke pr

Postuar: 14/12/2018 - 12:04

Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ka reaguar me një deklaratë pas protestave të stu

Postuar: 14/12/2018 - 11:41

Qytetarë e të rinj, të gjithë bashkë janë mbledhur dhe kanë marshuar përgjatë akseve kryesore,

Postuar: 14/12/2018 - 11:40

Gazetarja e aktualitetit në “Top Channel”, Anila Hoxha ka komentuar urdhrin e fundit

Postuar: 14/12/2018 - 11:32

Mes shiut e të ftohtit, me çadra në duar studentët vijojnë protestën para Kryeministrisë sot në d