Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Degradon gara për Universitetin e Tiranës, Emiliano Shullazi në polici pas akuzave se kërcënoi kandidatin Mynyr Koni, Llalla thërret krerët e rendit

Emiljano Shullazin

Postuar: 17/04/2016 - 07:16

Ashtu siç ishte paralajmëruar muaj më parë, gara për Universitetin e Tiranës ka përfunduar në kërcënime dhe ndërhyrje politike. Edhe pse arsimi është autonom, për vite e vite me radhë politika ka tentuar të bëhet protagoniste. Kështu ka ndodhur dhe me zgjedhjet aktuale, pasi secila palë kërkon që të fusë njerëzit e tyre. Dje doli në dritë një rast i paprecedentë, pasi kandidati për rektor Mynyr Koni ishte kërcënuar, bashkë me rektorin aktual Dhori Kule. Posaçërisht për këtë çështje doli në një konferencë shtypi ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi të dënuarin Emiliano Shullazi si autor të kërcënimit. Mirëpo, pak orë pas deklaratave të tij, policia e kryeqytetit zbarkoi në banesën e këtij të fundit duke e shoqëruar në komisariat. Rreth orës 21:30 makina të shumta policie zbarkuan te “Rruga e Kavajës” dhe bënë ndalimin e tij. Mësohet se ndalimi u bë pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha, teksa është marrë në pyetje nëse është i përfshirë në një ngjarje të tillë apo jo. Berisha në fjalën e tij u shpreh se Shullazi ishte futur nga Edi Rama për të detyruar Konin të tërhiqej nga gara. Pas shoqërimit të Shullazit, menjëherë në zyrën e Kryeprokurorit Llalla kanë mbërritur Haki Çako, drejtori i Policisë së Shtetit, Ervin Hodaj, drejtor i policisë së Tiranës, si dhe kreu i Prokurorisë së Tiranës dhe ai i Krimeve të Rënda. Takimi i tyre ka ardhur menjëherë pas ndalimit të Shullazit dhe besohet se Llalla i ka thirrur në zyrë për të mësuar më shumë detaje rreth kësaj ngjarje. Policia ka bërë të ditur se ka shoqëruar në komisariat dhe disa shokë të Shullazit, të dyshuar se mund të ishin përfshirë në ngjarje. Por sipas të dhënave nga uniformat blu asnjëri prej tyre nuk ka pranuar se ka kërcënuar dy profesorët. Nga ana tjetër, policia ka kryer kontrolle të shumta në shtëpinë e Shullazit, por deri mbrëmë nuk u raportua për gjetjen e ndonjë objekti jashtëligjor. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa aparate celularësh, të cilët do i nënshtrohen ekzaminimeve për të parë nëse janë përdorur për kërcënimin e Konit dhe Kules. Mësohet se hetimet për këtë rast do të vijojnë, ndërsa deri dje nuk është regjistruar asnjë kallëzim penal për kërcënim me jetë nga Kule dhe Koni.  
 
Urdhër arresti në mesnatë 
Prokuroria për Krimet e Rënda ka lëshuar në orët e vona të mesnatës urdhër arrestin për Elimjano Shullazin dhe mikun e tij, Gilmando Dani. Urdhër arresti doli pak orë pas takimit  Llalla-Çako- Hodaj dhe Fushaj në Prokurorinë e Përgjithshme. Ata akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale. 
 
Gara në universitete
Zgjedhjet në universitete gjithmonë kanë prodhuar konflikt dhe përplasje mes tyre. Aktualisht e gjithë bota akademike u ngrit kundër qeverisë dhe veçanërisht Ministrisë së Arsimit, sa i takon ligjit për arsimin e lartë. Të gjitha universitetet publike dolën kategorisht kundër, por kjo gjë nuk e ndali mazhorancën që ta miratonte. Si duket tani po luhen të gjithë gurët e nevojshëm që në çdo universitet dhe fakultet të futen njerëz të besuar të qeverisë. Tentativat për të kapur universitetet u dukën qartë që me vonesat për nxjerrjen e udhëzimit nga Ministria e Arsimit. Zgjedhjet duhej të ishin bërë një muaj më parë, por MAS vonoi udhëzimin, dhe pati dyshime se po synonte që të gjithë drejtuesve t’u mbaronte mandati dhe në vend të tyre të vendoseshin të deleguar të qeverisë, që të merreshin me administrimin e procesit. Por në limitet e fundit ministria u tërhoq dhe publikoi rregulloren. Nga ana tjetër edhe rregullorja kishte një sërë përcaktimesh strikte. Të gjithë ata që kishin dy ose më shumë mandate u përjashtuan, po ashtu edhe personat që kishin marrë vërejtje disiplinore. Ndërkohë dje u denoncua fakti se ka pasur dhe kërcënime për kandidatët. 
 
Kliti Topalli
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 13:45

Një 46-vjeçare nga fshati Arrës në Urë-Vajgurore, ka tentuar ti japë fund jetës, duke pirë helm.

Postuar: 24/06/2019 - 13:28

Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi.

Postuar: 24/06/2019 - 13:21

 Gjykata e Kukësit pranoi kërkesën e prokurorisë duke ndryshuar masën e sigurisë për katër t

Postuar: 24/06/2019 - 12:14

Pas një orë diskutimi Kolegji Zgjedhor është tërhequr për të marrë vendimin për zgjedhjet e 30 qe

Postuar: 24/06/2019 - 11:36

Dështon nisja e procesit gjyqësor për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë.

Postuar: 24/06/2019 - 11:00

Polumbarët e Forcave Speciale dhe Policia Kufitare vijojnë prej ditës së djeshme kërkimet për gje