Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen që do ndodhë së shpejti në nivele të larta të politikës, ja çfarë më tha Rama

‘Bomba’ e radhës nga Spartak Ngjela: Ju tregoj lëvizjen
x

Aktualitet

Degradon situata/ Plas sherri mes dy grave në Fier, njëra përfundon në spital me plagë të rënda në kokë, tjetrës i vihen prangat (Ja çfarë ndodhi dhe arsyeja)

Degradon situata/ Plas sherri mes dy grave në Fier, njëra

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Fier, ku Policia raportoi për një sherr mes dy grave, ku njëra ka përfunduar në spital me plagë të rëndë, ndërsa tjetra është arrestuar nga Policia.

Mësohet se pas një sherri për motive të dobëta 46-vjeçarja me inicialet F.N ka qëlluar me gurë në kokë shtetasen D.K, e cila është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasen F. N., 46 vjeçe, banuese në Hasturkas, Fier, pasi në fshatin Hasturkas, për motive të dobëta, ka goditur në kokë me sende të forta (gurë), shtetasen D. K., 56 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.