BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Aktualitet

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Eldi Dizdari, bosi i kartelit të kokainës nëse do ishte në Shqipëri, nuk do të ishte i arrestuar

Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Eldi Dizdari, bosi i kartelit

Eldi Dizdari është një prej personave të arrestuar në operacionin e madh antidrogë të zhvilluar në Itali, me bashkëpunimin e Policive të disa shteteve europiane. Operacioni i quajtur ‘Los Blancos’ vuri në pranga dhjetëra persona, mes tyre shumë shqiptarë, të cilët nga mediat italiane cilësohen si drejtues të kartelit.

Gazetari Artan Hoxha shprehet se, nëse Dizdari do ishte në Shqipëri, nuk do të ishte i arrestuar.

“Operacioni është bërë nga prokuroria e Firences dhe më pas janë përfshirë 10 shtete. Nga Firence ka nisur dhe më pas janë ndjekur se ku shkonin fijet.  Hetimi është bëra nga shteti italian. Në Shqipëri Eldi Dizdari ishte një person i paprekshëm. Nëse ai do të ndodhej në Shqipërui nuk do të ishte arrestuar. Është fat që ndodhej në Duabi, në Shqipëri autoritetet tona nuk do ta kishin arrestuar”, u shpreh Hoxha për Opinion.