Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën: Këtë gjë harrojeni!

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën:
x

Aktualitet

Deklaroi zhdukjen e të birit në rrethana misterioze, nëna nga Burreli hedh akuza të forta ndaj Policisë dhe trondit me deklaratën: Po mbron hasmin tonë, do flijohem te Kryeministria!

Deklaroi zhdukjen e të birit në rrethana misterioze, nëna nga

Pas lajmit të transmetuar në Neës 24 për zhdukjen e 21 vjeçarit Klevis Lleshi në rrethana misterioze paraditen e 5 gushtit në Burrel, nëna e tij Fatbardha Lleshi tregon se hera e fundit që ka parë të birin, ishte rreth 10 ditë më pare dhe që atëherë nuk ka asnjë kontakt me të.

Për shkak të hasmërisë që familja Lleshi ka me familjen e Ali Hoxhës nga Shtjefëni, mamaja e 21 –vjeçarit dyshon se shokët e tij e kanë çuar tek hasmi.

Fatbardha Lleshi: Djali im ka dalë në orën 1 nga shtëpia, është nisur e ka pirë një kafe tek lokali me shoqërinë e vet.

Në orën 3, djali ka humbur cdo lidhje dhe cdo kontakt dhe telefoni është fikur, është zhdukur në rrethana misterioze.

Unë dyshoj që djali im është marrë nga shoqëria e vet dhe është dorëzuar tek dora e hasmit. Ne kemi hasëm Ali Hoxhën nga Shtjefni dhe me banim në Mamurras.

Ne jemi në hasmëri për arsye se djali i kunatiti tim që unë nuk kam asnjë lloj lidhje me djalin e kunatiti prej 12 vjetësh që ishte në Angli, dyshohet se thotë se ka vrarë djalin e Ali Hoxhës.

A e ka vrarë a s’e ka vrarë ne nuk kemi asnjë lloj lidhje me të sepse prej 12 vitesh ne edhe në telefon nuk na ka marrë njëherë vetëm më ka pyetur sesi je.

Fatbardha Lleshi thotë se ka kërkuar informacion nga policia për zhdukjen e djalit të saj, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Policia asnjëherë nuk më ka kërkuar, e kam kërkuar vetë policinë. Kam ndenjur edhe 2 orë në dyert e gjykatës dhe prokurorisë së Burrelit dhe jam futur me zor brenda për të kërkuar djalin tim që më është djerr një fëmijë 20 vjec në mes të ditës në mes të Burrelit.

Kam pritur 8 ditë dhe nuk kam marr përgjigje nga policia dhe gjykata e Burrelit, kam ardhur në Tiranë dhe kam kërkuar takim me ministrin Lleshaj.

Familja Lleshi ka një histori të gjatë gjakmarrjeje që ka shkaktuar disa viktima dhe të zhdukurish. Këto ngjarje sipas Fatbardha Lleshit e kanë pikënisjen që kur janë bërë hasëm me familjen e Ali Hoxhës.

“Qysh në vitin 2013 është vrarë burri im, në 2017 është vrarë kunati, 6 muaj mbrapa është zhdukur djali i kunatiti 40 vjec dhe më i fundit djali im 20 vjec më 5 gusht dhe për 6 vjet 2 persona janë të vrarë dhe 2 të zhdukur. Nga shteti shqiptar nuk kemi marr asnjë lloj përgjigje, asnjë i arrestuar dhe asnjë i dyshuar.

Arsyeja është hasmëria. Ne deri në atë kohë as nuk na kanë vrarë, kemi jetuar dhe punuar, nuk kam pas asnjë të keqe. Kalvari i këtyre punëve fillon atë ditë që jemi bërë hasëm me Ali hoxhën”, deklaron Fatbardha.

Nëna e 21 vjeçarit të zhdukur prej 10 ditësh kërkon drejtësi dhe hedh dyshime se policia e Burrelit është bërë palë me hasmin dhe krimin.

“Nga autoritetet shqiptare unë kerkoj, që deri më tani ato nuk kanë bërë asnje hap para për të gjitha vrasjet. Unë kam heshtue dhe djalin nuk kam dashur ta fus në konflikt. Sepse më është vrarë burri, nuk kam folur tek asnjë gjykatë, tek shteti shqiptar kërkoj drejtësi dhe do flijohem para kryeministrisë, më ka humbur një jetim duke pirë kafe. Dyshimi im është që policia e Burrelit është palë me hasmin dhe krimin”, përmbyll ajo.