BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Del EMRI i njohur/ U kap në “Benz”-in e zi duke shkëmbyer kokainë, prokuroria i sekuestron apartamente, dyqane e tokë të akuzuarit për lidhje me grupet kriminale në Tiranë

Del  EMRI i njohur/ U kap në “Benz”-in e zi duke shkëmbyer

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro preventive ndaj gjashtë pasurive të shtetasit Altin Gega, i akuzuar për trafik kokaine në Holandë dhe i dyshuar për lidhje me grupet kriminale në Tiranë.

Mes pasurive të sekuestruara janë apartamente, dyqane dhe sipërfaqe toke, për të cilat Prokuroria ka argumentuar se ekziston mundësia që të shiten apo tjetërsohen.

Gega u arrestua në vitin 2021 gjatë një operacioni antidrogë ku u përfshinë dhe forcat RENEA, pasi i konstatua teksa shkëmbente drogë brenda një “Benz”i me xhama të zinj. Në atë kohë Gega arriti të arratisej, ndërsa në makinë u gjet 1.5 kilogram kokainë.

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TIRANË

Prokuroria Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive të shtetasit Altin Gega. dhe familjarëve të tij

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kërkon sekuestrimin e pasurive të paluajtshme për shtetasin Altin Gega bazuar në nenet 3 deri në 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar”.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka regjistruar referimin pasuror nr. 67, viti 2021, në bazë të materialit të ardhur nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Shtetasi A.G., është ndaluar dhe arrestuar në 27.07.2021 në kushtet e flagrancës nga efektivët e policisë të Seksionit të Narkotikëve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, i akuzuar për veprën penale “Prodhim e shitje të lëndëve narkotikeve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Ka dyshime të forta se ky shtetas, ka pasur lidhje me grupe kriminale në Tiranë, i fokusuar kryesisht në shpërndarjen e drogave dhe transportin e mallit e llojit kanabis e kokainë.

Shtetasi A.G., nga informacionet e marra në rrugë operative, e ka ushtruar këtë aktivitet në fushën e shitjes së kokainës, edhe në shtete të tjera jashtë Shqipërisë, si në Itali, Holandë, por më i fokusuar dhe në mënyrë më intensive në Gjermani.

Paraprakisht nga informacionet e mbledhura në rrugë operative si dhe pas një pune të gjatë, janë identifikuar pasuritë familjare, të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike nga shtetasi A.G. dhe dyshohet se lidhen e rrjedhin nga veprimtaria e tij kriminale.

Nga kryerja e veprimeve hetimore e procedurale për llogari të hetimit pasuror me nr. 67 të vitit 2021, si dhe bazuar në ekzistencën e informacionit apo dyshimit të arsyeshëm se pasuritë e paluajtshme të vendosura në pronësi të tij dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, dyshohen se janë si rezultat i akordeve kriminale të cilët i përmendëm edhe më lart pasi janë të pajustifikuara në raport me të ardhurat dhe fitimet nga veprimtaria e ligjshme.

Duke qenë se pasuritë e evidentuara gjatë hetimit të kryer që janë në pronësi të shtetasit A.G., dhe familjareve të tij, kanë rrezik të tjetërsohen, të asgjësohen, të dëmtohen, të transferohen/ transportohen apo çdo rast tjetër që dyshohet se mund të rrezikohet zbatimi i një mase të mundshme sekuestroje, është e domosdoshme që pasuritë e identifikuara në emër të shtetasit të dyshuar: A.G., lindur dhe banues në Tiranë t’i nënshtrohen sekuestros, pasi plotësohen të gjitha kriteret ligjore të analizuara më lart.

Për sa më sipër bazuar në nenet 3 deri në 7, 11, 12, 14 dhe 15 e vijues të ligjit nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar”.

KËRKOJ:

Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme si më poshtë vijon:

1. Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+2-N4, me sipërfaqe 465.3 m2, në pronësi të shtetasve G.G. dhe Sh.G;

2. Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+2-N2, me sipërfaqe 149.25 m2, në pronësi të shtetasve G. G dhe Sh.G;

3. Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+3-N4, me sipërfaqe 659.3 m2, në pronësi të shtetasve G.G dhe Sh.G;

4. Zona Kadastrale nr 3426, lloji i pasurisë ARË me nr Pasurie 76/42, me sipërfaqe 1400 m2, në pronësi të shtetasit G.G., me nr identifikimi numër personal ID G21127076S, e regjistruar në datë në datë 09.12.2020;

5. Zona Kadastrale nr.3426, lloji i pasurisë ARË me nr Pasurie 493/25, me sipërfaqe 1580 m2, në pronësi të shtetasit G. G.; dhe

6. Zona Kadastrale nr.8110, lloji i pasurisë TRUALL me nr Pasurie 3/455, me sipërfaqe 248.1 m2, në pronësi të shtetasit G. G. Pasuria është fituar me leje legalizimi nr. 1230170 datë 27.07.2018 që është godinë banimi 4 kate me sipërfaqe kati përdhes 98.2 m2, sipërfaqe e katit të parë 107.3 m2, sipërfaqe verande 19.4 m2, kati i dytë 89.7m2, sipërfaqe verande 41.6m2, sipërfaqe e katit të tretë 82.5m2 dhe sipërfaqe verande 48.8m2.

Për Administrimin dhe përdorimin e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme të ngarkohet Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, pranë Ministrisë së Brendshme Tiranë.

Për ekzekutimin e këtij vendimi të ngarkohet oficeri i policisë gjyqësore.

Më të lexuarat