BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Del foto/ Ky është i riu që vrau 30-vjeçarin dhe i drejtori armën policisë, u plagos edhe vetë. Vëllai i këngëtarit të njohur shqiptar

Del foto/ Ky është i riu që vrau 30-vjeçarin dhe i

30 vjeçari nga Ferizaj, Qëndrim Januzi, dyshohet se ka vrarë mbrëmë një person po ashtu 30 vjeçar me inicialet G.H. në rrugën “Rexhep Bislimi” rreth orës 00:53.

Januzi është edhe vëllai i këngëtarit nga Ferizaj, Betim Januzi i njohur me nofkën Buta.Sipas policisë i dyshuari për vrasjen është plagosur nga zyrtarët policorë pasi me pistoletën e tij iu është kthyer policëve që kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe ka refuzuar urdhërat.

I dyshuari është dërguar menjëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe më pas për tretman në QKUK. Gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Me daten 28.05.2022 rreth orës 00:53 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në rrugën “Rexhep Bislimi”  tek marketi ” Euro Market” në Ferizaj kishte të shtëna me armê zjarri. Patrullat e policisë menjëherë ju kanë përgjigjur kësaj thirrje dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes,  më pas edhe hetuesit dhe krim teknikët e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Nga hetimet e para,  dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar,  ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Afër vendit të ngjarjes,  një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare,  kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal ” ndal policia”  që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë. 

I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor,  për ta shmangur rrezikun  e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit. 

I  dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve,  gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt dhe IPK-ja të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të Prokurit lidhur me veprimet e zyrtarit policor do të marrin vendim Prokurori i rastit së bashku me IPK-në, ndërsa për veprimet tjera hetimore lidhur me vrasjen Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes është konfiskuar dy armë zjarri ( pistoleta) dhe shtatë ( 7) gëzhoja.

Gjithashtu , me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është  dërguar në Instituton e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J  është  lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,  nën autorizim të Prokurorit i  ka marr të gjitha veprimet e nevojshme  Në vendin e ngjarjes, ka mbledhur prova materiale dhe deklarative se si ka ndodhur rasti.