
Romeo Kara trondit Metën e Berishën: Kongresi Amerikan ka marrë në dorë dosjet e aferës së CEZ, janë të tronditur nga heshtja e drejtësisë përballë korrupsionit

Del FOTOJA/ Kjo është infermierja e infektivit që u përfshi në skandal, i vodhi portofolin pacientit të infektuar me covid dhe i tërhoqi paratë në bankë (Zbardhen detajet që nga fillimi i karrierës)

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2021
Ditën e sotme u arrestua nga Policia pas skandalit që publikoi emisioni investigativ "Stop" infemierja e spitalit infektiv në Tiranë, Ronida Hysa, në lidhje me akuzën e “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”.
“Ora News”, zbulon foton e infermieres që u përfshi në një skandal të rëndë. Pasi ajo akuzohet se i ka marrë portofolin një pacienti dhe më pas me kartën e tij ka tërhequr paratë në bankë.
Infermierja 30 vjeçare, kishte pak vite që ishte pjesë e qëndrës spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Së fundi për shkak të grafikut të infermierëve, Hysa ishte caktuar me shërbim pranë spitalit infektiv në kryeqytet.
Ronida Hysa, fillimisht e ka nisur karrierën në spitalin e Durrësit dhe më pas është transferuar në Tiranë. Por në dhjetor 2020 në spitalin Infektiv, kjo infermiere është përfshirë në një skandal, duke i vjedhur një pacienti të prekur nga COVID-19, shumën prej 200 mijë lekë të vjetra si dhe një kartë bankare, në të cilën ishte shënuar dhe kodi i bankomatit të saj.
Me anë të kartës bankare, vetë Ronida Hysa, ka shkuar në datën 25 dhjetor 2020, pranë një bankomati dhe prej këtej ka tërhequr shumën financiare prej 600 mijë lekë të vjetra, duke çuar në total shumën prej 800 mijë lekë të vjedhura.
“Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja R. H., infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes, që është bërë mediatike edhe nga emisioni investigativ “STOP” informoi sot policia e Tiranës.
Mikrokamerat e bankomatit dhe pamjet filmike të bankës ku janë tërhequr lekët, kanë sjellë identifikimin e infermieres Ronida Hysa, e cila tashmë është arrestuar dhe pritet që në ditët në vijim të dali para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.
Kallëzimi në prokurori ka ardhur nga djali i pacientit të shtruar me COVID-19, i cili më pas ka humbur jetën. Sipas rëfimit të djalit, babai, I tij u shtrua në spital më 22 Dhjetor 2020 dhe humbi jetën pesë ditë më vonë në 27 Dhjetor 2020.
Më të lexuarat


Politikani i njohur shqiptar në zi, humb njeriun e shtrenjtë të familjes

"Na ka rritur me këtë"/ Habit shqiptari, tregon orendinë e rrallë që mban në dhomën e ndenjes si kujtim për babain që nuk jeton më

E rëndë/ Babai plagos djalin e tij, arrestohen 9 persona në Tiranë orët e fundit. Policia del me njoftim zyrtar, zbardhen akuzat që rëndojnë

Ju del testi negativ edhe pse jeni të infektuar?! OBSH në Shqipëri sqaron: Ja çfarë duhet të dini

Do ketë shtrëngim të masave anticovid në fillim të javës? Silva Bino jep detaje, paralajmëron...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ‘kapet mat’ 34-vjeçari në Morinë

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë/ Lëvizte me monopatinë dhe jelek antiplumb, kush është shqiptari që i shpëtoi atentatit në Greqi i njohur për autoritetet?

Klodiana Lala rikthen vëmendjen tek ngjarja e bujshme, bën paralajmërimin e FORTË: Prisni se do dëgjoni shumë! Do të trazohen ujëra!

Mjegulla e madhe dhe pazakontë në disa qytete të vendit, ARRSH bën njoftimin e rëndësishëm

Infektohet me covid-19 Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, niset me urgjencë drejt Italisë, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
