BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Aktualitet

Del fotoja/ Vrasja makabre që tronditi Durrësin, kjo është gruaja, nënë e tre fëmijëve që u vra sot me levë nga bashkëshorti

Del fotoja/ Vrasja makabre që tronditi Durrësin, kjo është

Një tjetër krim i rëndë tronditi sot vendin, pas vrasjes së dyfishtë në Kodër Rrëshen të Mirditës. Burri vrau me levë hekuri bashkëshorten e tij, brenda biznesit të tyre në Durrës. 

Kjo që shihni në foton më poshtë është Hajdie Tosuni, nëna e tre fëmijëve e cila humbi jetën tragjikisht këtë paradite në Durrës, nga dora e bashkëshortit të saj.

Sipas Policisë 59 vjeçarja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra pasi bashkëshorti i saj Rruzhdi Tosuni e ka qëlluar me levë hekuri, në dyqanin që tregton metrazhe.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes, i cili e kishte lajmëruar vetë policinë pas krimit.

Mes çiftit sipas dëshmitarëve ka pasur grindje dhe debate të shpeshta. Motivi ende nuk dihet.

“Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes”, thanë blutë e qytetit të Durrësit.

Del fotoja/ Vrasja makabre që tronditi Durrësin, kjo është

Më të lexuarat