BREAKING NEWS

Regjistrohen 25 raste të reja me Covid, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 25 raste të reja me Covid, asnjë viktimë në
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Ndërron jetë ish-deputeti i njohur i Partisë Demokratike

Lajm i trishtë! Ndërron jetë ish-deputeti i njohur i Partisë
x
BREAKING NEWS

Italia deklasifikon 4 mijë dokumente, mes tyre akte top sekret të misioneve në Shqipëri, në ato vite kryeministër ishte Ilir Meta, priten të zbardhen emrat e ministrave dhe magjistratëve shqiptarë

Italia deklasifikon 4 mijë dokumente, mes tyre akte top sekret të
x
BREAKING NEWS

“Rrezikojmë të njëjtin tmerr...”/ Erion Braçe thirrje urgjente të gjithë shqiptarëve: Mos keni frikë! Çohuni!

“Rrezikojmë të njëjtin tmerr...”/  Erion
x
BREAKING NEWS

Degradon keq situata/ Vazhdojnë protestat masive kundër masave anti-Covid në Gjermani, mijëra njerëz zbarkojnë në rrugë, një burrë pësoi atak kardiak teksa u arrestua nga policia (DETAJET)

Degradon keq situata/ Vazhdojnë protestat masive kundër masave
x
BREAKING NEWS

THELLOHET TRAGJEDIA! Shpërthimi i bombolës së gazit brenda hotelit në Velipojë, pas 2 vajzave ndërron jetë edhe nëna. Ja si paraqitet gjendja e djalit të vetëm të familjes që ka mbijetuar

THELLOHET TRAGJEDIA! Shpërthimi i bombolës së gazit brenda
x
BREAKING NEWS

Alarmohen qytetarët në Elbasan, zbulohet një granatë në mes të rrugës, njoftohen me urgjencë forcat xheniere

Alarmohen qytetarët në Elbasan, zbulohet një granatë në
x
BREAKING NEWS

GJKKO nuk rihapi hetimin për Fatmir Mediun, SPAK bën një tjetër lëvizje

GJKKO nuk rihapi hetimin për Fatmir Mediun, SPAK bën një
x

Aktualitet

Del nesër para Vetingut, kush është gjyqtari i Apelit të Durrësit dhe problemet e cilësuara si “flamuj të kuq” që ai ka me pasurinë

Del nesër para Vetingut, kush është gjyqtari i Apelit të

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Arben Vrioni do të dalë ditën e nesërme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për Vrionin përbëhet nga Firdes Shuli, Alma Faskaj dhe Pamela Qirko. Arben Vrioni e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994 dhe ka punuar për gati dy dekada në Gjykatën e Elbasanit si gjyqtar, nënkryetar dhe kryetar. Në vitin 2016, Vrioni u zgjodh përmes një dekreti të Presidentit të Republikës gjyqtar në Apelin e Durrësit, detyrë të cilën e ushtron edhe aktualisht. Në dhjetor 2016, Vrioni u bë pjesë e një hetimi të Prokurorisë pas vendimit të debatueshëm të një trupe gjyqësore të drejtuar prej tij për lirimin e parakohshshëm të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Hetimi i prokurorisë u pushua megjithatë pa asnjë rezultat. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se gjyqtari Vrioni zotëronte pasuri me vlerë 10.1 milionë lekë në vitin 2003, ndërkohë që në fund të vitit 2017, pasuria familjare e subjektit rezulton të jetë rritur me 3 herë, duke kapur vlerën e 30.2 milionë lekëve. Në fund të vitit 2017, pasuria ndahet në 10.4 milionë lekë pasuri të patundshme, 16.5 milionë lekë likujditete bankare, automjete me vlerë 1.7 milionë lekë si dhe kursime në cash prej 1.5 milionë lekësh. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 70.5 milionë lekë. Rreth 50% e të ardhurave kanë si burim një bursë studimi të vajzës së subjektit si dhe punësimin e saj në Shtetet e Bashkuara. Paga për shkak të funksionit zë rreth 23% të totalit, ndërsa paga e bashkëshortes 11%. Familja Vrioni ka siguruar gjithashtu të ardhura nga shitja e pasurive të patundshme në masën 7% dhe nga trashëgimia në masën 5% të totalit. Dhuratat nga familjarët zënë një përqindje më të vogël. Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, dy prej tyre rezultuan me probleme. Subjekti Arben Vrioni rezultoi me pasuri të pajustifikuar në vitet 2009 dhe 2010, përkatësisht në shumat 3.9 milionë lekë dhe 1.9 milionë lekë, pa përfshirë në këtë analizë shpenzimet e konsumit vjetor. Gjatë këtyre dy viteve, subjekti ka mbuluar shpenzimet për shkollimin e vajzës në Britaninë e Madhe, të deklaruara në vlerën 43 mijë Pound. Në vitin 2009, subjekti deklaron se ka marrë hua nga baxhanaku në SHBA 25 mijë Pound, para këto të derdhura për llogari të vajzës për studime në Uells. Megjithatë, është e paqartë nëse llogaria e vajzës është përdorur për shlyerjen e shpenzimeve të shkollimit apo jo. Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” një depozitë prej 26 mijë dollarësh të deklaruar në vitin 2003, me burim “dhuratë nga nëna”. Gjithashtu në vitin 2009, subjekti ka deklaruar një depozitë prej 1.3 milionë lekësh me burim nga kursimet e vitit 2008 dhe 2009, pa përcaktuar sipas detyrimit ligjor shumat e kursyera në secilin prej viteve. Skeda e pasurisë së deklaruar nga gjyqtari Arben Vrioni për vitet 2003-2017.