Aktualitet

Del nga shtrati lumi Erzen, shihni çfarë ndodhi gjatë natës në Durrës dhe Shijak (VIDEO)

Del nga shtrati lumi Erzen, shihni çfarë ndodhi gjatë

Si pasojë e reshjeve të intensive të shiut, uji ka pushtuar qytetin e Durrësit dhe të Shijakut. Pas shirave të dendur që nisën nga mbrëmja e djeshme e deri në orët e para të mëngjesit, qytetit bregdetar është zgjuar i mbuluar nga uji. Dalja nga shtrati i lumit Erzen ka bërë që shumë sipërfaqe të jenë nën ujë.

E tillë raportohet situata dhe në qytetin e Shijakut ku katet e para të bizneseve ndodhen nën ujë. Uji është ngritur deri në nivelin e trotuareve duke e bërë të vështirë për automjetet që të kalojnë, ndërsa për këmbësorët të pamundur. Pamjet që vijnë nga ‘Durrës Lajm’ tregojnë se qyteti është mbuluar nga uji duke e kthyer qytetin në një mini ‘Venecia’.

Era e fortë dhe reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në të gjithë vendin sot, por kryesisht në Vlorë e Fushë Krujë. Në fshatin Panarit të Korçës janë izoluar 40 familje prej 13 ditësh pasi trashësia e dëborës ka arritur në gjysmë metri.

Më të lexuarat