BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Aktualitet

Demalia del me deklaratë të papritur për Reformën në Drejtësi: Do ta besoj ambasadoren Yuri Kim vetëm kur...(Propozimi)

Demalia del me deklaratë të papritur për Reformën në

Analisti Ilir Demalia u shpreh në  RTV Ora, se reforma në drejtësi mund të bëhet vetëm nëse ambasadorja e SHBA-së vjen me njerëzit e vet dhe të marrin drejtimin e institucioneve.

Sipas Demaliajt Yuri Kim nuk mund të bëjë një reformë me klasën politike shqiptare, të cilën Demalia e cilësoi si bandë që ka kapur median dhe shoqërinë civile.

Demalia: Rezultati i reformës në drejtësi nuk mund të varet vetëm te një njeri. Padyshim që ai është kryesori, por edhe ata që kanë qenë para tij duhet të gjykohen. Kështu, më kë do ta bëjë ambasadorja e SHBA-së? Do ta besoj ambasadoren sikur të vijë të zbresë me njerëzit e vet në Tiranë, të marrin në dorë kryesitë e institucioneve.

Nëse ambasadorja amerikane është e aftë ta bëjë këtë, se me këta banditë që qeverisin, me median e kapur dhe shoqërinë civile, jo ambasadorja amerikane, por të zbresë Moisiu në tokë, që i dërgoi izraelitët në Izrael, nuk mund të bëjë.

E gjithë politika e 3-viteve nuk kanë ardhur në pushtet për të bërë, por për të rropatur dhe vjedhur. Berisha tha se reforma është shumë e mirë, por si qenka shumë e mirë kur listat janë të mbyllura. Problemi fillon qysh te partitë se ato nuk bëjnë zgjedhje, janë të mbyllura. Emërohen nga Luli dhe Edi, prandaj jemi në një gjendje që është turp të përmendim fjalën parlament dhe shtet.

Demalia shtoi se teatri dështoi, pasi u fut politike dhe opozita nuk pati aftësinë për ta mbrojtur duke mbledhur njerëz.

Demalia: Një nga arsye që dështoi Teatri, pavarësisht patetizmit që kishin aktorët që donin protagonizëm, është se u fut politika. PD-ja që u bë bashkë, kur presidenti Meta bëri atë të 2 marsit, ku u mblodhën mbi 50 mijë veta, natën që thanë që do të vihet vija e kuqe te Teatri, mbetën 50 vetë. PD ka aftësi që të mbledhë militantët e vet, nuk kishte mundësi që të mblidhte 2000 vetë për të mbështetur Teatrin.