Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dëmet nga tërmeti në Mat, banorët e prekur strehohen në çadra ushtrie

Postuar: 14/08/2018 - 22:48

Të paktën 8 familja në rrethin e Matit janë prekur nga tërmeti, ndërsa tashmë u duhet të jetojnë në çadër, pasi shtëpitë e tyre janë bërë të pa banueshme.

Familjarët që kanë kaluar natën në çadër, kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi nuk mund të qëndrojnë gjatë aty. Ata shprehen se është shumë e vështirë me fëmijë të vegjël të jetosh nën çadër, ndërsa vetë janë të pafuqishëm ekonomikisht për të rindërtuar banesat, të cilat aktualisht nuk kanë asnjë siguri për qëndrimin e tyre brenda.
 
Për të parë nga afër situatën pranë disa familjeve në fshatin Dukagjin dhe Derjan të Matit, ishte edhe deputeti i qarkut Dibër, Ilir Beqaj. Gjatë takimit me banorët, Beqaj shprehu gatishmërinë dhe vendosmërinë e shtetit për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të dëmtuara sa më parë.
 
Beqaj tha se sapo të mbarojnë procedurat e vlerësimit të dëmeve, do të angazhohet për të lëvruar anën ekonomike që të mundësohet ndërhyrja pa nisur shirat në stinën e vjeshtës.
 
Sakaq, janë tetë grupe në terren që po verifikojnë dhe vlerësojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 11 gushtit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/01/2019 - 08:50

Pas ngujimit në fakultete studentët kam marrë një vendim tjetër për vijimin e protestës së tyre.

Mësohet se sot ata i rikthehen protestës në rrugë. Të rinjtë do të fillojnë sërish marshimin.

Postuar: 24/01/2019 - 08:41

Është ndarë nga jeta ish-ministri i Mbrojtjes.

Postuar: 24/01/2019 - 08:21

Dieta e pakontrolluar dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çon shqiptarët me shpejtësi drejt obez

Postuar: 24/01/2019 - 07:43

Nuk kanë fund grabitjet e bizneseve këtë fillim viti.

Postuar: 24/01/2019 - 07:41

Kur kanë kaluar një vit nga vrasja e Devi Kasmit në rrugën “Kongresi i manastirit”, n

Postuar: 24/01/2019 - 07:10

Vranësirat e dendura do të jenë dominante deri në orët e mesditës.

Postuar: 23/01/2019 - 23:03

Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa tashmë e kanë përshkallëzuar atë, pasi krahas bojkot