BREAKING NEWS

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i fortë i SHBA-së, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i
x

Aktualitet

Dëmtuan kabullin elektrik duke plagosur rëndë 66-vjeçarin, arrestohen dy teknikët në Vlorë

Dëmtuan kabullin elektrik duke plagosur rëndë 66-vjeçarin,

Dy teknikë nga Vlora kanë rënë në prangat e policisë pasi plagosën rëndë një 66-vjeçar duke dëmtuar një kabull elektrik. I moshuari, i identifikuar si F.K., është dërguar në spitalin e Nënë Terezës për të marrë ndihmë mjekësore pasi ka marrë plagë në trup.

Teknikët, të identifikuar me inicialet S. B., 54 vjeç dhe L. Ç., 29 vjeç, me banim në Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë. Ndërsa një 56-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet të jetë një nga përgjegjësit për shkelje të rregullave të mbrojtjes.

Njoftimi i plotë: Policia ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për “Shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vihen në pranga nga Policia shtetasit S. B., 54 vjeç dhe L. Ç., 29 vjeç, me banim në Vlorë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi S.B me detyrë teknik zbatues dhe shtetasi L.Ç në cilësinë e manovratorit të punimeve gjatë rregullimit të rrjetit kullues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke dëmtuar një kabull elektrik.

Si pasojë e këtij problemi, është dëmtuar në trup shtetasi F. K., 66 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka shkuar në Spitalin e “Nënë Terezës” Tiranë për ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin K. H., 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke qenë në cilësinë e drejtuesit të këtyre punimeve, dyshohet se është një nga përgjegjësit e tjerë për shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë.