BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Aktualitet

Denoncimi anonim tek vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së mbi punësimin e sekretares, KPK jep vendimin për gjyqtarin e Korçës

Denoncimi anonim tek vëzhguesit ndërkombëtarë të

?Komisioni i Pavarur ka vendosur të konfirmojë në detyrë kryetarin e Gjykatës Administrative të Korçës, Sokol Ibi 

Komisioni konstatoi megjithatë probleme dhe parregullsi në rekrutimin e sekretareve gjyqësore, por në fund të procedurës së rivlerësimit arriti në përfundimin se gjetjet nuk e rrëzonin gjyqtarin në kriterin e aftësive profesionale. Pikëpyetjet mbi punësimet kishin mbërritur në KPK dhe tek vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së përmes një denoncimi anonim, ku pretendohej se gjyqtari Sokol Ibi kishte bërë punësime nepotike në shkelje të procedurave ligjore.

Komisioni evidenton në vendimin e arsyetuar se njëra nga sekretaret gjyqësore me inicialet V.P ishte punësuar pa procedura rekrutimi dhe ishte bazuar në një ligj të shfuqizuar për administratën gjyqësore. Ndryshe nga pretendimet në denoncim, Komisioni nuk gjeti lidhje gjaku mes gjyqtarit Ibi dhe punonjëses së rekrutuar si sekretare gjyqësore.

Gjyqtari Ibi nga ana e tij e ka konsideruar gjithë procedurën e rekrutimit të punonjësve të administratës së Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Korçë në përputhje me legjislacionin në fuqi në kohën e rekrutimit të gjithsecilit prej tyre. Gjithashtu ai ka mohuar se ndonjë prej punonjësve të administratës gjyqësore të jetë i afërm i tij apo i bashkëshortes dhe sipas KPK-së, e ka provuar këtë pretendim me dokumente.

Në vendim thuhet se Ibi ka sqaruar se nuk ka kryer asnjë procedurë për rekrutimin e V.P., për arsye se ai e ka filluar detyrën si kryetar i kësaj gjykate në datën 4 nëntor 2013, ndërsa emërimi i saj është bërë disa ditë përpara, më 31 tetor 2013.

Gjyqtari Ibi ka pretenduar se në këtë rast ka qenë Ministri i Drejtësisë që nuk ka respektuar procedurën e parashikuar nga ligji nr. 109/2013, “Për administratën gjyqësore”. Ai ka sqaruar se pasi Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar në mars të vitit 2014 ligjin nr. 109/2013, “Për administratën gjyqësore në Republikën e Shqipërisë”, në kushtet e mungesës së rregullimit me një ligj të posaçëm të kësaj marrëdhënieje pune, punëdhënësi i punonjësve të administratës gjyqësore nuk ishte më Ministri i Drejtësisë, por kryetari i gjykatës.

Ibi ka shpjeguar se në këto rrethana, ka hartuar me shkrim kontratën e punës me secilin punonjës të administratës gjyqësore, përfshirë edhe shtetasen V.P.

Shpjegimet e gjyqtarit Ibi nuk kanë qenë të gjitha bindëse për Komisionin. KPK mban qëndrimin se Ibi, në cilësinë e punëdhënësit si kryetar gjykate, nuk ka respektuar procedurat e caktuara të rekrutimit. “Pretendimi i subjektit se nuk kishte detyrim të ndiqte procedurat e rekrutimit për plotësimin e nevojave me sekretare gjyqësore nuk është i saktë…,” thuhet në vendim.

 

Më të lexuarat