BREAKING NEWS

Skandali i Bill Gates, aplikacioni i Covid-19 instalohet automatikisht në telefonat android

Skandali i Bill Gates, aplikacioni i Covid-19 instalohet automatikisht në
x

Aktualitet

Denoncimi i PD-së, Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimet për kryebashkiakun Mark Babani

Denoncimi i PD-së, Prokuroria e Përgjithshme nis verifikimet për

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani në bazë të ligjit për dekriminalizimin.

Drejtoria e dekriminalizimit pritet të njoftojë kryebashkiakun për të ofruar shenjat e gishtërinjve, por edhe të nisë hetim mbi të shkuarën e tij dhe dokumentet e identifikimit që ka përdorur gjatë kohës që PD pretendon se ka qenë i arrestuar në Itali dhe më pas i dënuar në Maqedoni.
 
Ky është rasti i tretë që pas denoncimeve të demokratëve, Prokuroria iu drejtohet autoriteteve të huaja për t’u informuar mbi aktivitetin jashtë vendit të kryebashkiakëve socialistë të dalë nga vota e 30 qershorit.