BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Aktualitet

Derbi i kryeqytetit mbyllet në “paqe” Teuta i afrohet titullit

Derbi i kryeqytetit mbyllet në “paqe” Teuta i afrohet titullit

Mbyllet pa fitues derbi numër 161-të mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën e 33-të të Kategorisë Superiore.

Pas një fillimi të vrullshëm, Tirana reklamoi një penallti në minutën e14-të për prekje të topit me dorë në zonë. Bardheblutë insistuan në zonë, dy minuta më pas Seferi uli një top të bukur për Danso por sulmuesi gjuajti keq me topin që përfundoi shumë mbi traversë.

Partizani fitoi terren dhe në minutën e 30-të zbritën me një aksion fantastik, e pabesueshme se çfarë humbet Zhunjor, i shërbyer në zonë nga Çinari.

Partizani e nis pjesën e dytë aty ku mbylli të parën, në sulm, por Asani nuk arrin as të godas si duhet e as të shërbeje, Bekaj pret në dy kohë. Në fund askush nuk feston për këtë barazim pa gola që largon Partizanin nga gara për titull, minus tre nga Teuta kryesuese dhe largon Tiranën nga objektivi Europë, minus tre pikë nga Laçi dhe Vllaznia.