Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Dërgonte vajzën e tij 11-vjeçare për të dërguar porositë", kapen katër trafikantët shqiptarë në rrjetin që drejtohej nga gra (Emrat)

Postuar: 24/05/2019 - 22:46

Nuk është rastësi që emri i koduar i një operacioni policor të zhvilluar nga policia italiane në qytezën e Astit u quajt “Mbretëresha e drogës”. 21 persona u arrestuan, por hetimet nisën fillimisht për 4 gra, italiane dhe marokene.

Nga hetimet u zbulua se grupi shiste kokainë në zona të ndryshme dhe në të gjitha oraret, në varësi nga kërkesat. Në një nga rastet, një nga shitësit duke mos arritur të dilte në rrugë dhe në mungesë të bashkëpunëtorëve në atë moment, dërgoi vajzën e tij 11-vjeçare për të dërguar porosinë e kokainës dhe për të marrë të hollat.

Grupi kryente rreth 15-20 transferimeve ditore, por jo vetëm. Ata bënin edhe përpunimin e kokainës me amoniak, bikarbonat dhe substanca të tjera, duke e bërë drogën më të rrezikshme se “pluhuri i bardhë” dhe duke krijuar varësi më të shpejtë, ndërsa kostoja e blerjes ishte më e ulët.

Në pranga kanë përfunduar edhe shqiptarët Nikolin Preçi, i njohur si “Niku” ose “Niko”, 29 vjeç, banues në Praia, Mikel Gjokaj, i njohur si “Giorgio albanese”, 44 vjeç, me rolin e furnizuesit, Samuel Çotaj i njohur si “Samu”, 25 vjeç, si dhe 25-vjeçari Erigrat Dunga.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 23:21

Këtë të martë emisioni “Dritare me Rudinën”  është karakterizuar me debate dhe akuza të forta, ndërsa nuk kanë munguar edhe “surprizat”.
 

Postuar: 25/06/2019 - 22:23

Deputeti Lefter Maliqi ka debatuar ashpër me aktorin Laert Vasili, lidhur me situatën e tensionua

Postuar: 25/06/2019 - 21:52

Një person është dhunuar mbrëmjen e sotme në Korçë nga policia.

Postuar: 25/06/2019 - 21:29

Dalin notat e provimit të dytë të Maturës Shtetërore 2019, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Postuar: 25/06/2019 - 20:08

Gazetari i Bild, Peter Tiede ka reaguar sërish pas njoftimit të kryeministrit Edi Rama se ka dorë

Postuar: 25/06/2019 - 19:41

Një 55 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të kalonte në kufi para në mënyrë të pal

Postuar: 25/06/2019 - 18:39

Është çarë sërish kordoni i policisë në protestën në Kukës.