Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Deri tani i kemi toleruar", Shoqata e Transportit do të vendosë biletë autobusi edhe për fëmijët

Postuar: 25/09/2018 - 22:02

Tani edhe fëmijët do të paguajnë biletën e udhëtimit në autobus me të njëjtin çmim sa një i rritur.Këtë kanë vendosur së fundmi drejtues të shoqatës së transportit urban qytetas, të cilët thonë se deri më tani ka qenë një tolerancë e bërë prej tyre që fëmijët 6 vjeç e sipër nuk kanë paguar biletën e udhëtimit.

“Shoqata e Transportit Urban nuk ka ndonjë ligj që përcakton që fëmijët mbi 6 vjeç të udhëtojnë falas. Thjeshtë kur ky shërbim u privatizua ne e toleruam tek fëmijët”, sqaron Kujtim Harshova.

Ai thotë se operatorët kanë kosto të mëdha. Për shkak të trafikut autobusit ecin me shpejtësi të ngadaltë, çka bën që të harxhojnë më shumë karburant. Ndaj morën këtë vendim.

Ata kërkojnë që qeveria t’i rimbursojë nëse do që fëmijët mbi 6 vjeç të udhëtojnë falas edhe pse janë skeptikë në këtë pikë pasi thonë se nuk janë rimbursuar as për invalidët, e as për studentët që udhëtojnë falas.

Përllogaritet që janë 160 mijë invalidë dhe 20 mijë studentë të cilët të pajisur me kartën përkatëse nuk paguajnë biletë udhëtimi sipas tyre. Bileta për fëmijët duket se vjen si një presion për qeverinë, e cila duhet t’i subvencionojë për të gjithë udhëtarët që nuk paguajnë shkruan tch.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/02/2019 - 23:45

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur edhe për organizimin nga ana e policisë, lidhur me protestën e nesërme të organizuar nga opozita.

Postuar: 15/02/2019 - 23:34

Shaqiri ende nuk i ka harruar emocionet që i ka përjetuar në Kupën e Botës “Rusia 2018&rd

Postuar: 15/02/2019 - 23:26

Protesta e opozitës ka qenë tema kryesore e diskutimit në media, ditët e fundit.

Postuar: 15/02/2019 - 23:14

Policia greke ka publikuar ditën e sotme fotot dhe inicialet e dy shqiptarëve të dyshuar për vr

Postuar: 15/02/2019 - 22:49

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se policia ka kërkuar që qytetarët të mos bllokojnë Rrugën &l

Postuar: 15/02/2019 - 22:44

Patosi u trondit këtë mbrëmje nga të shtënat me armë zjarri, ku shënjestër ka qenë një 52-vjeça

Postuar: 15/02/2019 - 22:35

Policia është duke hetuar në një pistë tjetër lidhur me vrasjen një ditë më parë të 49-vjeçares