BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Derra, zuzarë, kazan, kadrinj”, Edi Rama, kopje e shëmtuar e Sali Berishës si armik i medieve, ja të gjitha akuzat, sulmet dhe ofendimet e kryeministrit ndaj gazetarëve

“Derra, zuzarë, kazan, kadrinj”, Edi Rama, kopje e

Demokracitë shemben aty ku kërcënohen mediat, aty ku censurohet fjala e lirë, aty ku gazetarët shihen si armiq dhe jo si mbrojtës të interesit publik dhe armiqtë kryesorë të mediave janë politikanët që nuk kanë asgjë nga ajo që duhet të kenë për t’i shërbyer qytetarëve shqiptarë. Liria e medias në vendin tonë është pothuajse në nivelet e zeros. Personazhi më i egër në politikën shqiptare me median është kryeministri Rama. Kreu i qeverisë edhe pse një piktor i dështuar, një kryetar bashkie i dështuar, si edhe një kryeministër i dështuar, që në momentin që erdhi në krye të vendit zgjodhi taktikën e tij, ku si kundërshtarë nuk zgjodhi politikanë, por shënjestroi median. Rama shpesh herë është përpjekur të shmangë zërat kritikë ndaj tij. Ai ka ndërmarrë nisma ligjore me qëllim kufizimin e lirisë së shprehjes dhe zyrtarizimin e censurës mbi median, të cilat janë kundërshtuar fuqishëm nga ndërkombëtarët. Pra Rama është shndërruar në një kopje të shëmtuar të Sali Berishës, madje dhe më keq se ai gjatë qeverisjes së tij, që akuzohet si vrasës dhe shantazhues, kur bëhej fjalë për median, ndryshe nga Rama tërhiqej. Kryeministri Rama ka një staf të gjerë që merret me kujdesin për imazhin e tij, duke e shndërruar të vërtetën gati në në nivelet e diktaturës. Deri më sot, personi që merrej me lavazhin e trurit të qytetarëve duke kontrolluar dhe disa media me blerje dhe pazare ishte Endri Fuga, ish-drejtori për mediat në Kryeministri, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtuesit të Agjencisë për Media dhe Informim pak ditë më parë. Gebelsi i Edi Ramës ka dorëzuar çelësat e zyrës së propagandës. Për të gjitha ata që nuk e dinë, Geblesi ka qenë ministri i Propagandës së Adolf Hitlerit.

Rama quan mediat “kazan”

Kur Ramës nuk i pëlqen e vërteta që media i plas në fytyrë, ai nis sulmet ndaj gazetarëve duke e çuar vëmendjen e qytetarëve tek sherri dhe banaliteti. Në kohën kur ishte në opozitë, Rama i cilësonte mediat si mjetet më të rëndësishme të fjalës së lirë dhe të rëndësisë për të pasqyruar tek publiku të vërteta që qeveria e asaj kohe sipas kryeministrit aktual, po i mbulonte. Por pse sot, kur po e njëjta media zbardh, denoncon apo komenton mbi çështje të ndryshme të aktualitetit politik, social e ekonomik kur preken interesat e Ramës del se është “kazan”.  Në vitin 2016, ndërsa planifikonte të jepte me koncesion djegien e plastikës dhe letrës së vendit, vendosi të bëjë një ligj për të lejuar importin e plehrave. Shqiptarët iu ngritën në protesta dhe ai vendosi të sulmojë median si fajtore, si përgjegjëse që, duke thënë faktin e thjeshtë se ai po lejon importin e plehrave, ishte kazan. “Kazan, kazan, kazan”, bërtiti për vite me radhë. Dhe pastaj, vetëm fare pak pas zgjedhjeve të vitit 2017, kur shokët e Sajmir Tahirit ranë në burg, në Itali, Rama shpalli gazetarët “rrezik publik”. Ndërsa ai shpalli gazetarët “rrezik publik”, tifozët e Sajmir Tahirit për pak sa nuk linçuan gazetarët në rrugë, sepse ata po i bënin pyetje atij. E më vonë, ndërsa propozoi ligjin famëkeq për kontrollin e medias online, Rama deklaroi se gazetarët po cënojnë të drejtat e njeriut. Duke raportuar për koncesionet e tij, thoshte arsyetimi i Ramës, gazetarët po cenonin “të drejtat e njeriut për të ndjekur sipërmarrjen e lirë.”

Të gjitha kërcënimet e Ramës ndaj medias

Nëse i përmbledhim të gjitha ofendimet dhe kërcënimet e Ramës ndaj gazetarëve dhe medias nuk do të na mjaftonte e gjithë gazeta për t’i shkruar. Por le të përmendim vetëm ofendimet më të rënda të lëshuara vetë nga goja e Ramës si asnjë politikan tjetër: Kazan, derra, zuzarë, Kadrinj, derrhane, hipokritë, parazitë, gënjeshtarë, avokatë gjynahqarë të krimit, dembelë, armiq, të papërgjegjshëm, të palexuar, gazetarëve tu vijë turp, gazetarët torolisin miletin, gazetarët janë shkaku i problemeve të vendit, gazetarët përçojnë akuzat si tel bakri, amplifikatorë thashethemesh, katund mediatik, qen, idiotë, të paditur, injorantë, flasin përçart, kokbosh, të pirë. “Do të ti plotësoj gjithë nevojat që ke, por më lër të ti plotësoj një nga një”, Rama duke folur me gazetaren Eni Vasili. “Po të shihja ty dhe po mendoja person tjetër, një koleg tuajin mashkull”,  Rama duke folur me gazetaren Eni Vasili. “Jeni e papërgatitur, por edhe s’keni faj se keni fëmijë të vogël”, Rama duke folur me gazetaren Ilva Tare. Prostituta të informacionit, gazetat shqiptare “pengojnë aparatin tretës”, mediat janë skandalozë, përhapin lajme të rreme, shkelin dhe  cenojnë dinjitetin e njerëzve nga  mëngjesi deri në darkë, të pabesueshme, mjegullojnë të vërtetën, media po degradon çdo ditë, shfryjnë mllef e helm, pa etikë. Gjithashtu së fundmi Rama ka shpikur dhe një term tjetër kur nuk i pëlqen pyetja e gazetarit. Ai e çon në “riedukim”, pra vendos që të mos i përgjigjet pyetjeve të tij deri në një moment të caktuar. Ju duket normale për një kryeministër të vendit të sillet me median kështu?

Diktatura e instaluar nga Rama

Përveç fyerjeve dhe kërcënimeve ndaj medies, propaganda e kryeministrit Edi Rama kaloi limitet para fushatës së zgjedhjeve të 2017, ku bëri me dije se do të hapte një televizion të vetin, ku edhe e pagëzoi me emrin ERTV. E nisi me lidhje direkte, ku çdo takim elektoral i tij tashmë kalonte nga ERTV, duke detyruar edhe mediat që të merrnin sinjalin nga tv e kryeministrit Rama. Nuk zgjati shumë dhe Rama filloi që programacionin e tv së tij ta mbushte me reportazhe, intervista, dhe kulmi kapi kur nisi të jepte, edhe me lajme. Duke mos bërë asnjë lloj transparence se me çfarë lekësh Rama e mbante strukturën e këtij TV, vazhdonte që përmes saj të thoshte se Shqipëria po lulëzon, ka rritje ekonomike, shqiptarët po punësohen çdo ditë. Kryeministrin e zuri paniku nga realiteti i hidhur që mediat po pasqyronin çdo ditë dhe për këtë vendosi që përmes zyrës së tij të propagandës të montonte kronika ku flitej për arritjet e qeverisë së tij, arritje këto që nuk ishin asgjëkundi. Pyetja që dhe sot nuk ka një përgjigje është se : Me çfarë buxheti u mbajt ky televizion, operatorët dhe gazetarët me çfarë lekësh paguheshin? Vetëm një gjë është e sigurt, Rama sa do që të mundohet të shantazhojë, të kërcënojë, të blejë gazetarët, nuk do ta vrasë kurrë fjalën e lirë pasi ka ende media në Shqipëri si gazeta “SOT” që mision kanë të luftojnë për të drejtat e qytetarëve dhe jo interesat personale të politikanëve.

 

 

 

 

 

 

Më të lexuarat