Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dëshmia tronditëse e nënës së re shqiptare: Më përdhunoi në sy të djalit!

Postuar: 12/09/2018 - 21:50

Një nënë e re shqiptare ka dhënë një dëshmi tronditëse para gjyqtarëve në Battipaglia. “Ai më përdhunoi në sy të djalit tonë”, janë këto akuzat që bën pa asnjë hezitim një nënë shqiptare,  24-vjeçare. Ajo ka akuzuar babanë e djalit të saj një  39 vjeçar, po shqiptar, i cili po hetohet për abuzim ndaj anëtarëve të familjes, sulme seksuale të rënduara, madje edhe në sy të djalit.

Dje janë marrë të  gjitha masat paraprake për rastin, dhe çështja është në dorën e gjyqtarit hetues Pietro Indinnimeo.

Gruaja, e cila tashmë është dërguar në një vend të sigurt, ka folur për dhunën dhe kërcënimet që i bënte babai të bitit të tyre.

Fillimisht seanca është planifikuar të bëhej me praninë e të voglit vetëm 4-vjeç,  por më vonë u tha se ai nuk do t’i nënshtrohej seancës së pyetjeve.

Por, një video regjistrim tregon makthin që gruaja ka hequr nga 39 vjeçari, i cili e kishte detyruar atë të duronte çdo torturë.

I dyshuari, aktualisht i paraburgosur, ishte i pranishëm në seancë i shoqëruar nga avokati i tij, Pietro Di Stefano. Arrestimi i tij është bërë nga karabinierët në Battipaglia, të drejtuar nga major Erich Fasolino.

Gjendja e keqe e familjes,o u zbulua pikërisht nga polici pas ankesës së gruas, e cila kishte bërë denoncimi pas një akti të rëndë dhune.

Gruaja e re u tha karabinierëve detajet edhe u tregoi shtëpinë ku qëndronin në të Battipaglia.

Ndërsa përpara trupit gjykues i pandehuri ka thënë:”Ti je e imja, e imja dhe vetëm e imja”.

“Shqiptari abuzoi me partnerin e tij, e fyente dhe e poshtëroi atë”, shktoi gjykatësi hetues që urdhëroi dhe arrestimin e tij. Dhe ajo konfirmoi keqtrajtimin, ku për 4 vite me radhë i ishte dhunuar nga burri e më pas djali i vogël ishte bërë dëshmitar i skenave të rëndë. I pandehuri përpara gjykatës ka mbrojtur veten e tij duke u shprehur se ai thjesht kujdesej dhe ishe i dashur me fëmijën.

Dosja tani është në dispozicion të Prokurorisë Publike, e cila do të përfundojë fazën paraprake të hetimit dhe pastaj do të vendosë për gjykimin.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 5. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 23:48

Gazetari Artan Hoxha gjatë intervistës në emisionin “Top Show” në Top Channel ka lëshuar një deklaratë bombë.Hoxha i është ka treguar se deputetes së Partisë Socialiste, Vasilika Hysit i kanë drejtuar pist

Postuar: 25/09/2018 - 23:45

Një i ri është arrestuar nga Policia ditën e sotme pasi dje ka qëlluar me thikë një 52 vjeçar nga

Postuar: 25/09/2018 - 23:26

Ngjarjet e fundit kriminale në Shkodër, disa prej të cilave vrasje, mund të ishin parandaluar nës

Postuar: 25/09/2018 - 23:22

 Artan Hoxha i ftuar në Top Show i ka thënë deputetit Taulant Balla se PS ka favorizuar grup

Postuar: 25/09/2018 - 23:12

Një banesë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në Rrajcë të Prrenajsit.Mësohet se banesa

Postuar: 25/09/2018 - 23:02

Artan Hoxha  i ftuar në emisionin Top Show tha se grupet kriminale në Elbasan kanë qenë prob

Postuar: 25/09/2018 - 22:48

 Ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka debatuar ashpër me moderatorin e emisionit &ldq