Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Detaje/ Aksident tragjik në Itali, shuhet në moshë të re shqiptari

Video: 

Postuar: 14/08/2018 - 22:16

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u plagos në një aksident të ndodhur disa ditë më parë. Siç raportojnë media lokale “7 giorni”, viktima është Mateo Huqi, i cili humbi jetën këtë të martë në spitalin San Gerardo në Monza.

Me ndarjen nga jeta të Mateos, numri i viktimave nga aksidenti tragjik shkon në dy. Më 9 Gusht u nda nga jeta italiani Marco Crini, 19 vjeç, shok i Mateos.

Raportohet se një tjetër i ri ndodhet në spital. Të tre ishin duke biseduar anë rrugës në autostradën në “Paullese” pasditen e 7 gushtit kur janë përplasur nga një kamion.

Përplasje që rezultoi fatale për 19-vjeçarin Marco Crini, i cili ndërroi jetë dy ditë më pas. Të njëjtin fatin kishte sot edhe Mateo, zëmra e të cilit pushoi së rrahuri rreth orës 16 të ditës së sotme, raportojnë mediat lokale. Pas përplasjes nga kamioni, shqiptari u transportua në spital, por nuk arriti të mbijetojë.

Sipas të njëjtave burime, Mateo ka punuar në “Sicurcond”, kompani ndërtimi në Settala për rreth 6 muaj.

Kushëriri i Mateos, Erlind Tafa është shtruar në spital në komunën milaneze San Donato Milanese dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Ne jemi të shkatërruar, shprehet pronari i kompanisë ku ishte i punësuar Mateo. Ne jemi pranë familjes. Një tragjedi”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 23

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2018 - 16:47

Moti i keq në pikën kufitare të Kapshticës si dhe bllokimi i një aksi rrugor në Greqi ka bërë që pala shqiptare të mos lejojë kalimin e autobusëve në shtetin fqinj.

Postuar: 18/11/2018 - 16:43

Policia ka zbardhur detaje të reja nga aksioni për arrestimin e Enver Çapjas dhe N

Postuar: 18/11/2018 - 16:27

Policia e Shtetit, ditën e sotme ka publikuar listën e 22 personave më të kërkuar në qarkun e D

Postuar: 18/11/2018 - 15:58

Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në Qafë-Thanë.

Postuar: 18/11/2018 - 15:53

Një grua rreth 50 vjeçe ka gjetur vdekjen në rrethana ende të panjohur në qytetin e Durrësit.

Postuar: 18/11/2018 - 15:22

Banorët e Astirit kanë depozituar një padi penale nw Prokurori kundër kryebashkiakut të Tiranës E

Postuar: 18/11/2018 - 14:35

Valentina është kryeinfermiere në Qendrës Shëndetësore të Patosit, por që prej një viti është dia