BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Aktualitet

Detaje të reja mbi shpërthimin me tritol në makinën e Preng Gjinit, zbulohet çfarë kanë thënë 5 vëllezërit Reçi në Prokurori: E njohim si...

Detaje të reja mbi shpërthimin me tritol në makinën e Preng

Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë, e cila ndodhi në qendër të Tiranës, ku si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur Preng Gjini. Policia një ditë pas ngjarjes ka kryer kontrolle të imtësishme në qytetin e Rrëshenit, ku në fokus kanë qenë banesat e vëllezërve Tonin Reçi, Paulin Reçi, Martin Reçi, Alfred Reçi dhe Gjovalin Reçi.

Gjatë këtyre kontrolleve nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm dhe të gjithë vëllezërit ishin në banesat respektive. Vetëm në shtëpinë e Gjovalin Reçit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pajisje DVR dhe një dron. Të gjithë vëllezërit janë marrë në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku kanë dhënë shpjegime. Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me askënd dhe se kanë kërkuar që policia të zbardhë vrasjen e dy vëllezërve të tjerë Kastriot Reçi në Rrëshen dhe Gasper Rreçin në Itali.

Të gjithë vëllezërit kanë deklaruar se nuk kanë hasmëri me asnjë person në Rrëshen. Ata kanë pohuar në polici se Preng Gjinin e njohin si banor të Rrëshenit dhe se në vitin 1997 ka qenë polic në këtë qytet. Për më tepër vëllezërit Reçi, kanë informuar policinë se Preng Gjini, ka qenë i akuzuar si person që ka vjedhur bankën në Rrëshen gjatë vitit 1997. Më tej vëllezërit, kanë deklaruar se me Preng Gjinin kanë njohje të si banorë të Rrëshenit por nuk kanë pasur komunikime me të. Gjithashtu të gjithë vëllezërit kanë treguar në polici se për ngjarjen e rëndë nuk kanë asnjë dijeni dhe ishin informuar përmes raportimeve në televizion. Ndërkohë për policinë e Tiranë nuk ka asnjë dyshim që atentati me tritol ndaj Preng Gjinit, është kryer pikërisht si pasojë e zinxhirit të hakmarrjeve mes dy familjeve Reçi dhe Gjini.

Në një raport operativ policor thuhet se:”…këto konflikte janë si pasojë e prishjes së pazareve të drogës në shtetin Italian mes Gasper Reçit dhe personit të plagosur në Tiranë, Preng Gjini. Sipas të dhënave Gasper Reçi, është vrarë në shtetin Italian në vitin 2017. Si pasojë e këtyre konflikteve në vazhdim të hakmarrjeve është vrarë në Rrëshen Anton Gjini në datën 12 gusht 2019, i cili është vëllai i Preng Gjinit. Situata e hakmarrjes ka vijuar me vrasjen e Kastriot Reçit në Rrëshen dhe mandej ka vijuar me atentatin me tritol në 15 shtator 2020 në Tiranë ndaj Preng Gjinit…”.

Në dokumentet policore rezulton se si pasojë e atentatit me tritol, është plagosur rëndë Preng Gjini, dhe janë plagosur dy persona të tjerë, Italiani Simone Barbadoro dhe Ergys Sula. Ndërkohë fatmirësisht ka shpëtuar një zyrtar i Drejtorisë së Pastrit të Parave me inicialet H.Ç, i cili ndodhej pas makinës së Preng Gjinit. H.Ç, është marrë në pyetje dhe ka deklaruar momentet e situatës së shpërthimit. Ndërkohë nga kontrolli fizik i Preng Gjinit, rezultoi se ai kishte me vete një sasi prej mbi 2 mijë euro dhe një shumë lekësh shqiptare si dhe dy telefona të cilët janë sekuestruar.