
Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit të famshëm shqiptar

Detaje të reja nga abuzimi seksual, nëna e 13-vjeçares së përdhunuar nga njerku jep dëshminë tronditëse: Më ka futur çelësin e makinës në shpatull. Mori thikën dhe...

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Janar 2021

Janë zbardhur detaje tronditëse në lidhje me rastin e abuzimit seksual në Sarandë. Elidon Xhaferri ka abuzuar seksualisht me vajzën 13-vjeçare të gruas së tij, Elentina Xhaferri.
Gjatë intervistës për emisionin “Shqipëria Live”, Tina tregoi se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike vazhdimisht ndaj saj dhe fëmijëve. Ajo tregon se kur mori vesh se çfarë i ka bërë vajzës së saj, ajo i ka kërkuar që të largohet, por ai ka bërë sikur do të vrasë veten.
“Ka ushtruar dhunë fizike edhe ndaj meje gjatë gjithë kohës. Ti bëre gabim dhe unë veprova kështu, më thoshte. E kam ende shenjën e këmbës. Më ka futur çelësin e makinës në shpatull”, tha Tina.
Madje ajo tregoi edhe një rast kur Elidoni e ka lënë jashtë në një ditë me shi. “Datën 27 dhjetor , ndodhi një vdekje në Skrapar. Kur u ktheva më la jashtë. Jam futur nga dritarja në shtëpi. Më qëlloi drejt e në stomak, vajza u hodh dhe i thotë ca po i bën mamasë. Ai i ra me shpullë edhe vajzës. Ajo më thoshte hajde të ikim, e unë i thosha ‘babi nevrikoset, është turp’”, tha Tina.
Nëna e të miturës tregoi se si në janar të këtij viti, para se të merrej vesh se çfarë i ka bërë të bijës, ai kishte tentuar të vriste veten.
“Në janar më thoshte çfarë do bëjmë, pa dalë akoma ajo e vajzës. Shkon te dhoma tjetër, e dëgjoj një zhurmë. I them vajzës shko e shiko çfarë po bën, e ajo thotë ‘po var veten’. Por ishte intrigë që unë ta falja dhe e fala. Edhe kur pranoi se ka përdhunuar vajzën mori thikën të priste damarët. I thashë ‘nuk të dua të vdekur, ik shiko jetën tënden”, tha Elentina.
Më të lexuarat


Një humbje e madhe / Koronavirusi i merr jetën aktorit dhe regjisorit të famshëm shqiptar

‘Ka pasur lidhje të forta me Policinë e Shtetit’, ekzekutimi i bosit të drogës në mes të Tiranës, paralajmëron Artan Hoxha: Mesazhi ishte për...

Kryedemokrati tha se janë mbi 6 mijë viktima nga Covid, Eugena Tomini ka një mesazh për Lulzim Bashën

Ekzekutim i bosit të drogës, Artan Hoxha tregon mesazhin e fortë që donin të tregonin autorët: Ai banonte afër personazheve shumë të rëndësishëm

Sot nuk i ndryshuam masat anti-COVID, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve jep lajmin e mirë çfarë pritet të ndodhë me 1 Mars

Mbledhja e sotme e Komitetit Teknik, gazetarja kap mat Skënder Bratajn

Fshehën të ardhurat, procedohen penalisht 10 biznesmenë në Kukës (Detajet e para)

“Oborret e spitaleve Covid janë plot me familjarë që vrapojnë…”, VOA: Shqipëria mban në fuqi kufizimet e qarkullimit gjatë pandemisë

Vrasja e bosit të drogës në mes të Tiranës, Artan Hoxha zbulon detaje tronditëse: Ja lidhja me Dritan Dajtin kur po dorëzonte 400 mijë euro për ta nxjerrë jashtë loje, Policia e fshehu informacionin

Arrestohet avokati i njohur, policia e kap mat gjatë takimit me shqiptarin
