
Video/ Ikin dritat gjatë koncertit të Noizy-t, revoltohet turma duke bërtitur njëzëri: Rama ik!

Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë drejt spitalit

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së rrëfen tmerrin: Ishte i dehur, iu hodha sipër dhe i kapa armën pasi...

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Tiranë

“Sezoni turistik në Jug po dështon prej...”, deputeti i PD akuzon ashpër kryeministrin dhe publikon foton: Ja çfarë po përpiqet të bëjë Rama

Moti bën kthesën drastike, çfarë ndodh me temperaturat javën e ardhshme

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

“Qeveria turp i Shqipërisë!” Salianji pas artikullit të The Sun: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

Detaje të reja nga ekzekutimi i Pashko Ujkës/ 30 mijë euro u bënë shkak, si e vrau 20-vjeçari ish-deputetin, cili ishte roli i bashkëpunëtorit në atentat

Shkruar nga SOT.COM.AL 2 Dhjetor 2021

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e ish-deputetit Pashko Ujka. Dyshohet se shtetasi Kristjan Kelmendi, që është ndaluar nga policia si autor i dyshuar i vrasjes mendohet se kohët e fundit ka patur një konflikt me viktimën për një borxh.
Sipas burimeve policore, Pashko Ujka, i ka shitur para pak vitesh një shtëpi. Ajo banesë në kohë kur jetonin familjarët e ish-deputetit është përfshirë nga një zjarr dhe aty ka humbur jetën një prej familjarëve dhe në këtë mënyrë ish-deputeti ka vendosur që ta shesë.
Blerësi është shtetasi Kristjan Kelmendi, i cili ka patur për ti dhënë një shumë prej 30 mijë eurosh ish-deputetit për ky i fundit, në atë kohë i ka thënë nuk i dua ato para duke qenë se aty ka humbur jetën një familjar. Pas kësaj historie, kohët e fundit viktima për shkak të problemeve ku dyshohet se është futur me borxhe të pashlyera ka telefonuar 20-vjeçarin i cili ndodhej në Itali duke i kërkuar që ti japë shumën prej 30 mijë eurosh. 20-vjeçari ka kundërshtuar duke thënë se ajo është një bisedë e mbyllur mes tyre por sipas dyshimeve ish-deputeti i ka thënë se nëse nuk i kthen paratë në pak kohë do ti nxjerrë familjen jashtë nga shtëpia që i kishte shitur.
Palët kanë debatuar mes tyre dhe më pas 20-vjeçari Kelmendi dyshohet se ka ardhur nga Italia dhe ka ruajtur ish-deputetin duke e qëlluar mbrëmjen e 29 nëntorit afër banesës së tij në një lulishte pranë zonës së këmbimit valutor. Personi tjetër i arrestuar, shtetasi Marjan Kola 53 vjeç i cili u kap duke ikur në doganën e Morinës drejt Kosovës dyshohet se është bashkëpunëtor i 20-vjeçarit në vrasjen e ish-deputetit dhe ish-kryetarit të komunës Velipojë Pashko Ujka, i cili u qëllua me një plumb në pjesën e sipërme në shtyllën kurrizore që i mori jetën. Shtetasi Kristjan Kelmendi dyshohet se ka shenja baruti në duar dhe pritet një konfirmim i fundit nga policia shkencore.
Dy të ndaluarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre në polici duke thënë se nuk kanë lidhje me këtë vrasje. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj vrasjeje të ndodhur në Shkodër.
Më të lexuarat


Kërcet thika mes kushërinjsh, 5 persona dërgohen me urgjencë drejt spitalit

U plagos nga pronari i shtëpisë, punonjësi i IMT-së rrëfen tmerrin: Ishte i dehur, iu hodha sipër dhe i kapa armën pasi...

Aksident i rëndë në Pogradec, makinat përplasen ‘kokë më kokë’, detajet e para

Foto/ Çfarë po ndodh? Trafik kilometrik në aksin Elbasan-Tiranë

Lëndohet gjatë pushimeve në Himarë turistja australiane, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Emri/ Masakroi për vdekje kolegun në vendin e punës, arrestohet shqiptari

Publikohet foto, ky është burri që humbi jetën pasi u godit nga rrufeja

Media evropiane jep alarmin për qytetin ku u vra Bledar Muça: Antwerp po “pushtohet” nga gangsterët shqiptarë të trafikut të kokainës

Aksident i frikshëm në aksin Fier-Lushnje, makina humb kontrollin dhe bie në kanal

Emri/ Ushtari shqiptar ndërtoi “shtëpi bari” në Holandë, Ministria e Mbrojtjes merr vendimin drastik për majorin
