Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Detajet/ Ekzekutimi në Shkodër, viktima dyshohet i përfshirë në vrasje 7 vjet më parë

Postuar: 10/08/2018 - 08:59

Dalin pamjet nga vendi ku u ekzekutua sot shtetasi Fatbardh Lici në Shkodër. Policia bëri me dije se u njoftua rreth orës 07:15 se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

 
DYSHIMET
 
Nderkohe qe nuk ka ende te dhena per autore te dyshuar, nje nga pistat e hetimit eshte ajo per nje vrajse per hakmarrje.
 
Burime nga grupi hetimor bën me dije se viktima Lici dyshohet se u përfshi në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë. Kujtojme se 45-vjeçari Kurmemaj, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, u vra në mars të vitit 2011 ndërsa kishte dalë me leje shperblyese nga burgu.
 
Ai ishte ne burg pasi u denua po per hakmarrje, pasi u gjet fajtor si i pershirë në dy vrasje, ate te Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën ishte dënuar me 14 vjet burg.
 
Vrasja e 7 viteve më parë 
 
Astrit Kurmemaj, 45 vjeç, po kthehej në shtëpi, kur në një rrugicë të lagjes “Kiras” e prisnin atentatorët. Për policinë, e vetmja pistë mbi të cilën u hetua, ishtë ajo e gjakmarrjes, pas përfshirjes së emrit të Kurmemajt në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën po kryen dënimin me 14 vjet burg. Në komisariat janë shoqëruar disa persona, mes të cilëve mendohet se janë dhe dy autorët e krimit ndaj babait të 4 fëmijëve.
Krimi
Megjithëse ishte i dënuar për veprën penale të vrasjes, Astrit Kurmemaj kishte arritur të fitonte një leje 5-ditore nga drejtuesit e burgut të Shënkollit. Banori i lagjes “Kiras” kishte dalë të enjten e kaluar dhe pritej që ditën e sotme të rikthehej në qeli. Gjatë këtyre ditëve mësohet se Kurmemaj jo vetëm që ka qëndruar i kujdesshëm, por askush në qytet nuk ka pasur dijeni në lidhje me këtë fakt, derisa është mësuar se ai është vrarë. Ka qenë ora rreth 15.30, kur në një rrugë dytësore të lagjes periferike të qytetit të Shkodrës, rreth 500 metra larg shtëpisë së viktimës, 45-vjeçari Astrit Kurmemaj është qëlluar me një plumb pas koke. Viktima ka qenë duke lëvizur vetëm në këmbë dhe në kokë mbante një kapelë, si dhe një palë syze të mëdha dielli, për të mos u njohur nga kalimtarët e rastësishëm, gjithmonë duke u ruajtur nga frika e hakmarrjes. Gjatë kohës që Kurmemaj ka qenë duke u kthyer për në banesën e tij, pranë i është afruar një person dhe e ka qëlluar me pistoletë drejt e në kokë. Plumbi e ka rrëzuar përtokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi, pa mundur të identifikohet dot nëpër rrugicat e shumta, që ndodhen në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja. Siç duket, autori i krimit ka pasur informacione të sakta në lidhje me vendndodhjen e shënjestrës së tij dhe rrugën nga do të lëvizte. Madje, autori ka qenë aq i saktë në veprime, saqë viktima nuk ka arritur ta nuhasë fare, duke u qëlluar pabesisht pas koke.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 0

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/08/2018 - 23:59

Një i ri, është prangosur nga Polica e Librazhdit. Mësohet se shkaku i prangosjes së tij në flagrancë është kryerja e marrëdhënieve seksuale me një minorene.Sipas Policisë Vendore, arrestimi i A.

Postuar: 20/08/2018 - 22:19

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit tatimor, Enertil Canaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mban

Postuar: 20/08/2018 - 22:18

Rreth 600 te rinj dhe të reja nga e gjithë Shqipëria po marrin pjesë

Postuar: 20/08/2018 - 21:25

E gjithë Lezha është pa drita.

Postuar: 20/08/2018 - 21:06

Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë një 32-vjecar me incialet O.K pasi duke udhëtuar

Postuar: 20/08/2018 - 20:45

Një aksident i rëndë i mori jetën një 33-vjeçari nga Saranda, i identifikuar si Ervis Taka, dit

Postuar: 20/08/2018 - 20:34

 Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ndër