BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Aktualitet

Detajet/ Si u futën 1.3 tonë kokainë në Shqipëri me 3 kamionë frigoriferikë, urdhri i prerë për policinë shqiptare: Kaloni mjetet pa verifikim! (Me çfarë e zëvendësuan autoritetet sasinë e madhe)

Detajet/ Si u futën 1.3 tonë kokainë në Shqipëri me 3

Ditën e djeshme është bërë e mundur kapja e një sasie të madhe e lëndës narkotike, që ka kaluar nga Shqipëria për në Maqedoninë e Veriut. Të tjera detaje janë zbardhur për aksionin e fundit të sasisë së madhe të kokainës prej 1.3 tonë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se droga është futur në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në Shkodër, me tre kamionë frigoriferikë, që drejtoheshin nga tre shoferë malazezë.

Siç mëson gazetarja Bezat, kokainë ka pasur vetëm në njërin prej kamionëve, ndërsa policia shqiptare ka marrë udhëzim që të lejojë kalimin e mjeteve pa verifikime të ngarkesës.

Lënda narkotike është sinjalizuar që në Itali, prej ku autoritetet atje kanë bërë zëvendësimin e kokainës me një lëndë tjetër, duke mbajtur nën vëzhgim kamionët, për të zbuluar destinacionin e tyre.

Ndërkohë, pasi kanë hyrë në Hanin e Hotit, mjetet i janë drejtuar pikës kufitare të Qafë Thanës, në Pogradec, duke kaluar në Maqedoninë e Veriut, aty ku u bë edhe ndërhyrja e autoriteteve. Në aksion u përfshinë DEA Amerikane, Guardia di Finanza, policia shqiptare dhe policitë e vendeve të tjera të rajonit.