Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Detajet/ Zjarr në një apartament në Tiranë, një i vdekur. Evakuohen banorët

Postuar: 25/09/2018 - 08:32

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një apartament është përfshirë nga zjarri e për pasojë një person ka humbur jetën.

Ndërkaq, me t’u njoftuar policia e zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku dhe kanë bërë evakuimin e banorëve. Në këtë apartament ndodhej dhe një invalid 60-vjeçar, ku nga kërkimet e kryera nga  shërbimet e policisë dhe zjarrfikësve është gjetur pa shenja jete.

Policia u ka dhënë ndihmë dy personave të këtij pallati, pasi ishin asfiksuar nga tymi.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.09.2018, rreth orës 04:40, në rrugën “Ramazan Demneri”, në një apartament në katin e tretë ka rënë zjarr.

Policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Policia ka bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri.

Paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet nga shkaqe aksidentale.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 07:48

Sipas një studimi të fundit, mbi pabarazinë gjinore, diskriminimin dhe institucionet sociale, Shqipëria ka hendek të ulët sipas gjetjeve.

Postuar: 18/02/2019 - 07:11

Qyteti i Vlorës u trondit ditën e djeshme nga një atentat mafioz, nga i cili humbën jetën dy pers

Postuar: 17/02/2019 - 23:30

Fundjava ka qenë e karakterizuar nga moti i ngrohtë, po ashtu do të jetë edhe kjo javë që vjen.

Postuar: 17/02/2019 - 23:03

Emigrantët shqiptarë që paguajnë rregullisht kontributet shoqërore në Itali, tashmë do të kenë

Postuar: 17/02/2019 - 22:39

Në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” këtë të diel ishin dy vëlle

Postuar: 17/02/2019 - 22:10

Protesta e djeshme e opozitës është komentuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Postuar: 17/02/2019 - 22:00

44-vjeçari Alket Arapaj punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten