BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Aktualitet

‘Deti’ shkon në Hage, studiuesi i njohur tregon kush i ka shanset më të mëdha të fitojë, Shqipëria apo Greqia

‘Deti’ shkon në Hage, studiuesi i njohur tregon kush i ka

Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që mosmarrëveshjet për çështjen e detit t’i zgjidhin në Hagë. Studiuesi i njohur Agron Alibali  tha Euroneës Albania se dakordësia e arritur mes Shqipërisë dhe Greqisë për ta çuar çështjen e detit në Hagë është një hap i mirë në parim, ku shtoi se kjo ndikon në uljen e ngarkesave emocionale mes dy vendeve.

Ai theksoi se në këtë proces nuk do të ketë humbës. Studiuesi Alibali shprehet se praktika ndërkombëtare ka dëshmuar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dhënë vendime të drejta, të bazuara sipas parimeve të Konventës së Detit.

“Kam mendimin se zgjidhja e rënë dakord në parim nga të dyja palët është hap pozitiv dhe duhet përshëndetur. Palët kanë mbi 12 vjet që negociojnë dhe mosmarrëveshjet  gjatë kësaj periudhë nuk u zgjidhën dot. Praktika ka treguar se Gjykata Ndërkombëtare e  Drejtësisë mund të përcaktojë kufijtë detarë të drejtë, objektivë dhe të ndershëm, në përputhje me Konventën e Detit.

“Kam mendimin se të dyja palët fitojnë, sepse arritja e një kufiri të drejtë është thelbësor për paqen dhe fqinjësinë mes dy vendeve. Dërgimi i çështjes në Hagë i largon ngarkesat e tepërta emocionale. Greqia ka të drejtë që të zgjerojë detin deri në 12 milje, aty ku kjo nuk cenon interesat e shteteve fqinje”, tha ai.

Ai komentoi edhe çështjen e heqjes së ligjit të luftës, që Greqia ka caktuar për Shqipërinë dhe ministri grek e cilësoi si "anakronizëm".

“Heqja e ligjit të luftës është detyrim i pa përmbushur i palët greke. Shfuqizimi i këtij ligji ka qenë kusht nga Shqipëria për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe”, tha ai.