BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Aktualitet

“Dhimbja nuk pyet për burrëri, ike dhe më le një peng”, mesazhet prekëse për biznesmenin dhe presidentin e televizionit të njohur në vend: E shtuna e zezë! Ky është statusi më i vështirë i jetës sime

“Dhimbja nuk pyet për burrëri, ike dhe më le një

Ditën e sotme është ndarë nga jeta presidenti i televizionit Fax News, Kasem Hysenbelliu.

Ai nuk ka arritur të fitojë betejën me koronavirusin.Pronari i televizionit “Fax News” po merrte trajtim mjekësor në Turqi, ku u transportua pas komplikacioneve të shfaqura nga koronavirusi.

Lidhje me këtë humbje të rëndë kanë reaguar të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij gjatë viteve të gjata që ka qenë në media dhe në jetën aktive:

Bashkim Hoxha

Nje lajm qe nuk do doja ta shkruaja kurre. Njeriu i mrekullueshem Kasem Hysenbelliu, president i FAX NEWS, nuk mundi ta fitonte betejen me virusin e mallkuar. Kam qene me fat qe e kam njohur nje njeri te tille. Te qofte i lehte dheu miku im. Ngushellime familjes dhe miqve te shumte te tij.

Artur Çani

E shtune e zeze, dite e pabese, kohe e pabese, virus i pabese. Nuk e kisha ndjere kurre gjate gjithe pandemise dhimbjen kaq prane. Miku im do me mungojne cdo gje qe kam ndare me ty, gezimet e merzite, kenaqesite dhe shqetesimet, mirkuptimet pa folur e zenkat me ze te l’arte, besimet e dyshimet. Do me mungoshe miku im qe ike parakohe, pa rradhe, pabesisht, ike dhe me le nje peng qe do ta mbaj gjithe jeten me vete. Qaj tani qe shkruaj keto radhe. Dhimbja nuk pyet per burreri.

Nertila Spiri, drejtoreshë informacioni në Fax News

Ky është statusi më i vështirë i jetës sime. Nuk do doja kurrë t’i shkruaja këto rreshta. Presidenti dhe administrator I TV FaxNews nuk e fitoi dot betejën me virusin e mallkuar. Po mundohem të mposht dhimbjen dhe sot do doja që të shkruaja vetëm gjërat e bukura që ai la pas. Zoti Hysenbelli me të cilën unë kisha fatin të punoja që nga 2012 do mbahet mend si njeriu I mirë, punëtor, njeriu që u ka dhënë shansin të gjithëve të punojnë dhe të ecin në profesionin tonë.

Me zotin Hysenbelli ne stafi i FaxNews prekëm atë gjënë e mrekullueshme që ai e thosh gjithmonë “liria nuk ka cmim”. Ai ishte arkitekti I I të parit TV të pavarur në vend, arkitekti I të vetmit TV që zbriti poshtë dhe u shtriu dorën, u bë zëri I njerëzve më të vuajtur të këtij vendi. Njeriu që I hapi dyert e biznesit dhe zemrës gjithkujt, gjithkujt. Prej afro një viti më besoi drejtimin e televizionit dhe në cdo moment unë kisha pranë këshillën e tij të vyer “ne nuk jemi me askënd, ne jemi me popullin” . Do t’u mungosh të gjithëve o mik i mire. Lamtumirë në paqen e amëshuar.

Trashgim Sokolaj

Ngushellime te sinqerta familjes, te afermve, miqve e kolegeve! Nje lajm i keq per ndarjen nga jeta te nje njeriu qe e deshi median, qe investoi ne media me gjithe fuqine dhe pasionin dhe qe i mbeshteti pa fund gazetaret! Nese kishte nje njeri qe e kerkonte suksesin me pasion, pa reshtur, pa u lodhur, pa njohur dite pune a pushimi, ai ishte Kasem Hysenbelli.

! Kujtoj me respekt kohen e bashkepunimit me te, kur perpiqej te krijonte kushte optimale pune per gazetaret por edhe kur me guxim te pashoq qendronte perkrah nesh edhe kur merrnim kercenime per shkak te detyres ne mesnate! Respekt pa fund dhe u prehte ne paqe!

Kastriot Çipi

Në dy vitet e punës sime në Faxneës, nuk më ndërhyri kurrë, për asnjë pikëpamje të shprehur në ekran. U prehsh në paqe Kasem Hysenbelli! Do të të kujtoj gjithmonë si themeluesin e një medie plotësisht të lirë!

Rezarta Delisula

Shume vite, pune, perkiushtim, njerzillik. Fjalet; zoti do te miret prane vetes sot e disa here me kane lodh. Disa na duhen dhe ne. Kasemi ishte njeri. Ca boshlliku la e u paste lene fuqi Keles e femijeve ta perballojne. Pusho ne paqe mik.