BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

Dhuna dhe përplasjet tek Astiri, zv.ministri Shkreli tregon me shifra sa banesa do prishen në total për ndërtimin e Unazës

Dhuna dhe përplasjet tek Astiri, zv.ministri Shkreli tregon me shifra sa

Zv.ministri Artan Shkreli thotë se prishjet e objekteve në zonën e Astirit do të vazhdojnë pasi ato pengojnë zhvillimin e zbatimit të projektit të Unazës së Re.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Shkreli se në total zbatimi i projektit prek 240-250 objekte, nga të cilat 140 do të shpronësohen.

“Pjesa më e madhe nga 33 godinat që u prishën, ishin dakortësuar, janë shpronësuar.

Aksioni do vazhdojë dora-dorës. Fillimisht është loti i parë, është edhe pjesa që bën bllokimin më të madh me hyrje-daljen nga Tirana. Po mendohet lehtësimi i trafikut dhe pastaj do të vijojë me dy lotet e tjera. Në total janë 240-250 shtëpi. Rreth 140 do të shpronësohen. Të tjerat, nuk e di si do të shkojë procesi i tyre, sepse nuk kanë paraqitur dokumentacion.

Qeveria është në plotësim të detyrave Kushtetuese dhe ligjore. Nuk mund të dalim kundër ligjit. Procesi i bërjes së Unazës, ka kaluar gjithë fazat ligjore“, u shpreh Artan Shkreli.