Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dhunimi i mjekut të Urgjencës në Tiranë, ministrja Manastriliu e revoltuar bën lëvizjen e papritur: Vepër e rëndë kriminale!

Postuar: 11/02/2019 - 10:26

Pasditen e djeshme një mjek i Urgjencës së Spitalit infektiv në QSUT është dhunuar nga një qytetar. Lajmi u bë i ditur fillimisht nga QSUT dhe menjëherë pas kësaj të fundit ka ardhur edhe reagimi i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Kam kërkuar që kanosja për shkak të detyrës ndaj mjekëve, të klasifikohet si vepër penale", thuhet në deklaratën për mediat të ministres Manastirliut duke kërkuar kështu ndryshimin e Kodit Penal.

Ndërkohë nuk dihet ende identiteti i personit që ka dhunuar mjekun, dhe as rrethanat e tjera të ngjarjes.

Deklarata e plotë:

Në cilësinë e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dënoj me forcë aktin e neveritshëm, të agresionit të dhunshëm ndaj mjekut infeksionist G.S, ditën e djeshme në spitalin infektiv në QSUT.

Eshtë barbari të sulmosh një profesionist të shëndetit, për më tepër në kushtet kur është duke ofruar me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për qytetarët.

Sulme të tilla ndaj mjekëve, infermierëve, apo cilitdo që me vetëmohim dhe sakrificë, punon përditë, në shërbim të shëndetit të qytetarëve, meritojnë ndëshkimin maksimal që lejon ligji.

Inkurajoj organet e drejtësisë të hetojnë me prioritet maksimal këtë ngjarje të ndodhur brenda mjediseve të një spitali dhe të procedojnë duke dhënë një ndëshkim shembullor për agresorët, që duke vënë dorë mbi një mjek, shkelin jo vetëm ligjin, por edhe çdo normë morali dhe etike, si dhe çdo kod sjelljeje.

Akte të tilla nuk mund të tolerohen, ndaj kam propozuar një ndryshim në kodin penal, për të konsideruar kanosjen ndaj bluzave të bardha, si vepër penale.

Do të nisin një seri diskutimesh edhe për rishikimin e gabimit mjekësor dhe mënyrës se si ai trajtohet. Patjetër që do të dëgjohet zëri i profesionistëve. Por unë besoj se kjo nismë është e rëndësishme për  të garantuar respektimin e dinjitetit të mjekëve, siç ata e meritojnë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/02/2019 - 07:11

Qyteti i Vlorës u trondit ditën e djeshme nga një atentat mafioz, nga i cili humbën jetën dy persona dhe u plagos rëndë një tjetër.

Postuar: 17/02/2019 - 23:30

Fundjava ka qenë e karakterizuar nga moti i ngrohtë, po ashtu do të jetë edhe kjo javë që vjen.

Postuar: 17/02/2019 - 23:03

Emigrantët shqiptarë që paguajnë rregullisht kontributet shoqërore në Itali, tashmë do të kenë

Postuar: 17/02/2019 - 22:39

Në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” këtë të diel ishin dy vëlle

Postuar: 17/02/2019 - 22:10

Protesta e djeshme e opozitës është komentuar nga gazetari investigativ Artan Hoxha.

Postuar: 17/02/2019 - 22:00

44-vjeçari Alket Arapaj punonjës i Gardës së Republikës vrau me armën e shërbimit bashkëshorten

Postuar: 17/02/2019 - 21:20

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 policia arrestoi edhe një 80-vjeçar në Lezhë për protestën e dh