Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën: Këtë gjë harrojeni!

Debati për listat e hapura, Rama PARALAJMËRON opozitën:
x

Aktualitet

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e tij minorene, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë (DETAJE)

Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht vajzën e tij minorene, arrestohet

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

41-vjeçari akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij minorene, shtetases K. Q., 17 vjeçe, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

“Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Q., 41 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij minorene, shtetases K. Q., 17 vjeçe, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.