BREAKING NEWS

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po ushtron terror mbi psiqikën e shqiptarëve nën regjinë e supernovës të Surrelit

Shëndetësia shqiptare promotore mediatike e koronavirusit që po
x

Aktualitet

Dhunuan gratë, e pësojnë keq dy burrat në Tiranë

Dhunuan gratë, e pësojnë keq dy burrat në Tiranë

Policia e Tiranë ka arrestuar dy bashkëshortë dhunues, të cilët akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

“Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit SH. N., 35 vjeç, pasi në lagjen nr. 4 Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. K., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, njofton policia.