Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dibër/ Plas sherri pas konsumimit të alkoolit, vritet me thikë 29-vjeçari, arrestohen dy autorët dhe vëllai i viktimës

Postuar: 18/09/2019 - 07:45

Përplasja në një lokal mes dy katër të rinjve në Dibër ka përfunduar me bilanc tragjik. Nga kjo përleshje, ku janë përdorur sendet e forta dhe thikat ka humbur jetën një 29-vjeçar, i vrarë me thikë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka vënë në pranga tre personat e tjerë të përfshirë në këtë sherr. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Dibrës në orët e para të së martës, ku katër të rinjtë e përfshirë në konflikt, nga dy vëllezër secila palë, mësohet se kanë qenë duke konsumuar alkool deri në çastet para konfliktit, efekti i të cilit mendohet se ka nxehur gjakrat mes tyre. Burimet policore thanë se protagonistët kanë pirë alkool deri në orën 3 të mëngjesit të së martës dhe më pas janë përfshirë në një konflikt banal, ku kanë përdorur thika e mjete të forta duke kthyer “festën” në tragjedi që mori jetën e 29 vjeçarit Dukagjin Plaku. Sipas të dhënave policore, mësohet se gjithçka ka nisur pas një debati me njëri-tjetrin, për motive të paqarta, ku 29-vjeçari i identifikuar si Dukagjin Plaku është qëlluar me thikë, e për pasojë ka humbur jetën në spital. Në sherr janë përfshirë 4 anëtarë të dy familjeve. Fillimisht ka qenë i arrestuari Qazim Plaku, 24 vjeç që ka plagosur 24-vjeçarin Myrteza Hysa. Më pas ky i fundit në shenjë hakmarrje, ka marrë vëllanë e tij, Jurgenin dhe ka goditur me thikë 29-vjeçarin, ku gjeti dhe vdekjen. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, teksa uniformat blu bëjnë me dije se kanë arrestuar dy vëllezërit, Jurgen dhe Myrteza Hysa, banues në fshatin Sllatinë dhe vëllanë e viktimës të përfshirë në konflikt, Qazim Plaku. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, pasi nga sherri ka marrë disa plagë në trup. Aty i është komunikuar edhe masa e arrestit. Ndërkohë, pas ngjarjes së rëndë mësohet se policia ka marrë në mbrojtjen familjen Hasa, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit mes dy familjeve. "Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, në fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti të çastit, pasi kishin konsumuar alkool, në ambientet e një lokali në fshat, shtetasi Qazim Plaku 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin Myrteza Hysa, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllanë e tij, Jurgen Hysa ka plagosur me sende të forta shtetasin Dukagjin Plaku, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital”, tha zyrtarisht policia në lidhje me ngjarjen e mëngjesit të djeshëm. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Ngjarja

Shkopinj, hunj, leva e thika u përdorën në sherrin e ndodhur mëngjesin e djeshëm në një lokal në fshatin Sllatinë të Dibrës, në përplasjen mes vëllezërve, ku fatkeqësisht humbi jetën 29-vjeçari Dukagjin Plaku. Vëllai i viktimës i dehur, ka sulmuar i pari dy vëllezërit Plaku, sulm ky që i mori jetën vëllait të tij më të madh. 29 vjeçari Dukagjin Plaku u sulmua me hunj e leva nga dy vëllezërit Hysa brenda në lokalin e fshatit ku katër të rinjtë ishin duke pirë alkool të gjithë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, kurse policia arrestoi tre persona, vetëm dy orë më pas. Brenda lokalit ku të rinjtë ishin duke konsumuar alkool nisi një debat banal, më pas ata u përfshinë në një sherr mes tyre, ku e kanë goditur njëri-tjetrin me çka tu dilte përpara. I pari që qëlloi, sipas Policisë së Dibrës, ishte vëllai i viktimës. Ai plagosi me thikë njërin nga dy vëllezërit kundërshtarë, 24 vjeçarin Myrteza Hysa. Në këtë moment ata iu janë kundërpërgjigjur duke goditur me leva dhe hunj 29 vjeçarin, i cili nuk u mbijetoi dot plagëve. Dy vëllezërit Jurgen Hysa dhe Myrteza Hysa që dyshohet se vranë 29 vjeçarin Dukagjin Plaku do të akuzohen për veprën penale të “plagosjes së rëndë me pasojë vdekjen”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2019 - 08:28

Akademiku i njohur Artan Fuga ka reaguar për herë të parë për jo-në që Shqipëria mori për hapjen e negociatave.

Postuar: 19/10/2019 - 08:20

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash që do të shtohe

Postuar: 18/10/2019 - 22:13

Gjykata italiane ka vendosur të dënojë me 5 vjet burg një shqiptar, i cili ishte kapur në flagran

Postuar: 18/10/2019 - 21:33

11-vjeçari Alvin Berisha, djali nga Shqipëria i cili kishte mbetur në kampet e ISIS ka humbur gju

Postuar: 18/10/2019 - 20:51

Një makinë është përmbysur në Tiranë, ndërsa raportohet se ka edhe të plagosur.