Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Didi ngushëllon homologun francez: Akt i shëmtuar terrorist, të bashkohemi kundër krimit

Didi ngushëllon homologun francez: Akt i shëmtuar terrorist, të bashkohemi kundër krimit

Postuar: 08/01/2015 - 20:20

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi, i ka dërguar një letër ngushëllimi, duke i shprehur njëherazi edhe mbështetjen e tij dhe të Policisë Shqiptare në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar në përgjithësi dhe terrorizmit në veçanti, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare Franceze, Jean-Marc Falcone, në lidhje me atentatin terrorist të ndodhur në zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në Paris, Francë.
 
Teksti i plotë i letrës drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Kombëtare  Franceze, Jean-Marc Falcone.
 
I nderuar koleg,
 
Më lejoni që me anën e kësaj letre t’ju shpreh konsideratën time më të lartë dhe njëkohësisht t’ju shpreh keqardhjen time më të thellë për atentatin terrorist që ndodhi në zyrat e revistës “Charlie Hebdo” në Paris, ku humbën jetën një numër i konsiderueshëm  gazetarësh  dhe oficerë të policisë , si dhe u plagosën shumë të tjerë.
 
Me ndjenjë të thellë trishtimi, Ju shpreh ngushëllimet e  mia më të sinqerta  familjarëve të viktimave, popullit francez dhe organizatës që Ju përfaqësoni.
 
Ky akt i shëmtuar terrorist na detyron që të shtojmë akoma edhe më shumë  përpjekjet dhe bashkëpunimin tonë në luftën e përbashkët ndaj terrorizmit, në mënyrë që të ndalojmë këtë fenomen global.
 
Me këtë rast, në emër të Policisë së Shtetit Shqiptar, si dhe në emrin tim personal, më lejoni t’ju garantoj mbështetjen tonë maksimale në luftën e  përbashkët kundër krimit të organizuar në përgjithësi dhe terrorizmit në veçanti.
 
I bindur në intensifikimin e luftës sonë të përbashkët kundër terrorizmit, si dhe duke qenë pranë Jush në këto momente të trishtuara për popullin francez, më lejoni Zoti. Falcone t’ju përcjellë ngushëllimet më të sinqerta.
 
Juaji sinqerisht,
 
Artan DIDI
 
DREJTOR I PËRGJITHSHËM
 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 16:10

Një valë tjetër i nxehti do të përfshijë Europën duke nisur nga dita e diel. Ajo do të kalojë nëpër Europën Qendrore deri në Skandinavi.

Postuar: 20/07/2019 - 14:16

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin bregdetar i Durrësit.

Postuar: 20/07/2019 - 13:36

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Mitat Tola në një prononcim për gazetarët tha se policia

Postuar: 20/07/2019 - 13:10

Në makinën e 37-vjeçari, Ardian Kuka që i mori jetën gruas së tij ditën e djeshme është gjetur nj

Postuar: 20/07/2019 - 11:50

Një krim makabër ndodhi pasditen e djeshme në Durrës.

Postuar: 20/07/2019 - 11:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur me një shqiptar në Itali mëngjesin e kësaj të shtune.