Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Digjet makina e bashkëshortes së gjyqtarit të dosjes së Izet Haxhisë, çështja në dorë të Krimeve të Rënda

Postuar: 16/05/2019 - 07:58

Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës pak pas mesnatës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Grigor Heba” në kryqëzimin me “Gjik Kuqalin”, ku dhe automjeti ishte i parkuar. Makinë tip “Citroen” ngjyrë vishnje me targë TR 9837 S, rezulton të jetë në pronësi të shtetases Laureta Binaj, bashkëshortes së gjyqtarit, Sokol Binaj. Menjëherë pas ngjarjes në zonë ka shkuar policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Makina pasi është përfshirë nga flakët e zjarrit ka pësuar një shpërthim të fortë. Kanë qenë banorët të cilët kanë lajmëruar policinë e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht për shkak të detyrës që ushtron bashkëshorti i saj. Kujtojmë se Laureta Binaj punon pranë Prokurorisë për Krime të Rënda si koordinatore për mediat. Duke qenë se dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme dhe dyshimet janë për shkak të detyrës të gjyqtarit Binaj, ngjarja po hetohet nga Prokuroria për Krime të Rënda. Burime bëjnë me dije se pas ngjarjes grupi hetimor ka marrë në pyetje çiftin Binaj për të mësuar nëse kanë pasur konflikte me njeri apo nëse kanë marrë kërcënime kohët e fundit. Burime thonë se Sokol Binaj dhe bashkëshortja e tij kanë mohuar se kanë pasur konflikte me persona të tjerë apo të kenë marrë kërcënime.

Policia

Policia e Tiranës fillimisht nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me ngjarjen e rëndë. Uniformat blu të kryeqytetit në lidhje me djegien e automjetit të gruas së gjyqtarit Binaj, kanë reaguar vetëm pasi lajmi u publikua në media. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e së martës në të gdhirë të së mërkurës rreth orës 02:00-02:30, ndërsa policia ka reaguar me një njoftim të shkurtër rreth orës 16:30 të mesditës së djeshme me një njoftim të shkurtuar për mediat. “Në mesnatë në rrugën “Grigor Heba” në kryqëzim me “Gjik Kuqali”, në parking ka rënë zjarr në rrethana ende të paqarta në mjetin në pronësi të shtetases me inicialet L. B.. Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, sqaroi policia e kryeqytetit mesditën e djeshme disa minuta pasi lajmi u publikua në media. Në komunikatën për mediat policia nuk bën me dije shkakun e djegies së automjetit të zonjës Binaj, por thotë se nuk dihen shkaqet e zjarrit. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije për gazetën “Sot”, se zjarri ndaj automjetit të bashkëshortes së gjyqtarit ka qenë i qëllimshëm.

Kush është gjyqtari Binaj

Sokol Binaj, bashkëshorti i koordinatores për mediet në Prokurorinë për Krime të Rënda të cilës iu dogj makina mbrëmjen e së martës, është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ai është një emër i njohur në fushën e drejtësisë dhe ka qenë i përfshirë në gjykimin e disa çështjeve të bujshme. Aktualisht gjyqtari Binaj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor si pjesë e trupit gjykues për dosjen e Izet Haxhisë. Ky i fundit është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e ish deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Pas vendimit të gjykatës për rihapjen e çështjes KLGJ-ja vendosi që Binaj të jetë pjesë e trupit gjykues në këtë çështjeje. Gjithashtu Sokol Binaj ka qenë i përcaktuar me short për shqyrtimin e dosjes Shullazi, pro ai nuk e mori përsipër këtë çështje duke dhënë dorëheqjen. Ai ka qenë pjesë e trupi gjykues i cili dha vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-ministrit Tahiri.

Elvis Myrta

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/07/2019 - 23:47

Një shqiptar ka shkaktuar një rrëmujë në një lokal në qytetin e Milanos në Itali. Mediat fqinje shkruajnë se shqiptar ishte gjysmë i zhveshur dhe i dehur në momentin që është future brenda në lokal.

Postuar: 20/07/2019 - 23:29

 Ambasada Amerikane nxit nxënësit e rinj të Tiranës që të angazhohen në komunitet dhe të sje

Postuar: 20/07/2019 - 21:09

Gjystina Grishaj është burrnesha e vetme në Malësinë e Kelmendit.54 vitet e jetës i ka kaluar në

Postuar: 20/07/2019 - 20:42

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në aksin rrugor Korçë – Pogradec.Një motor dhe n

Postuar: 20/07/2019 - 19:25

Ditën e sotme deputetja Aurora Mara ka bërë një status në rrjetet sociale ku shkruan mbi mbyllj

Postuar: 20/07/2019 - 18:32

Pedagogu i njohur, Artan Fuga në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24, pyetur nëse SPAK-u

Postuar: 20/07/2019 - 18:24

Pas tri rasteve të shpërthimit nga bombolat e gazit, Inspektorati Shtetëror Teknik është i pafuqi