Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dimri ende s’ka vendosur të largohet, rikthehen reshjet e dëborës në Korçë

Video: 

Postuar: 21/04/2017 - 12:17

Ndonëse jemi në muajin e dytë të pranverës, duket se dimri ende nuk ka vendosur të largohet.

Këto imazhe i përkasin qytetit të Korçës, që këtë mëngjes të premte ëhstë gdhirë i mbuluar nga bora.

Si një pëlhurë e bardhë, bora ka veshur pemët, të cilat me lulet shumëngjyrëshe, duken si të mbuluara nga velloja.

Qytetarët e Korçës jashtë kamere thonë se kjo është borë e pazakontë për stinën e pranverës në qytetin juglindor.

Bora ka shënjuar edhe Kukësin e Dibrën, siç duket dhe nga pamjet, në zonat e thella edhe këto momente vijojnë reshjet.

Por pavarësisht kënaqësisë që krijon, reshjet e borës, këtë periudhë kanë shkaktuar jo pak dëme në bujqësi, pasi fermerët tashmë i kanë mbjell kulturat bujqësore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2017 - 20:12

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë në rrugën ‘Berisha’, ndërsa janë plagosur 3 persona, të cilët janë nxjerrë nga makina nga shërbimi zjarrfikës.

Postuar: 25/04/2017 - 19:47

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 15 vite burg për imamin e vetëshpallur të xhamisë së Leshnicës, Almir Daci, i cili dyshohet se ndodhet në Siri duke luftuar përkrah ISIS

Postuar: 25/04/2017 - 19:36

Të paktën 12 persona janë shoqëruar në polici në lidhje me atentatin e ndodhur rreth mesditës së sotme në afërsi të mbikalimit të Sukthit në Durrës, ku mbetën të vrarë ish-shefi

Postuar: 25/04/2017 - 19:28

Lot, britma dhe dëshmi të dhimbshme janë ato të familjarëve që kanë shkuar në morgun e Durrësit për të tërhequr trupat e dy shokëve, Ervin Dalipaj, ish-shefi i krimit Ekonomik n

Postuar: 25/04/2017 - 18:43

Gazetari Artan Hoxha në një lidhje telefonike me News24, ka dhënë disa sqarime në lidhje me vrasjen e dyfishtë të ndodhur mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mb

Postuar: 25/04/2017 - 18:40

Në morgun e spitalit të Durrësit ka përfunduar tashmë ekspertiza mjekoligjore e Ervin Daliapajt dhe mikut të tij Juxhin Dauti, që u ekzekutuan mesditën e sotme në Sukth me bresh

Postuar: 25/04/2017 - 18:25

Ervin Dalipaj, ish-polici i shpallur në kërkim për vrasjen e Gaz Çollakut dhe që u vra sot në mesditë, ka dhënë një intervistë të fundit më 31 janar 2016 për “Gazetën Shqi