BREAKING NEWS

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive dhe sportistët elitarë

Qeveria merr vendimin e rëndësishëm për federatat sportive
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë te Trauma

Aksident i rëndë/ Makina përmbyset në kanal, plagosen dy
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur, akuzohen për trafik droge, ja me sa vite burg (Emrat)

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur, akuzohen për trafik droge, ja
x
BREAKING NEWS

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para

Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para
x
BREAKING NEWS

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6 marsit, janë të përfshirë ministra, kryetarë bashkish dhe...

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita: Ky është personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që
x
BREAKING NEWS

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës, pezullohen 87 leje drejtimi

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës,
x
BREAKING NEWS

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën, Policia e Shtetit në konferencë të jashtëzakonshme (VIDEO-LIVE)

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën,
x

Aktualitet

Dinamika e atentatit që tronditi Lezhën dhe la në gjendje shoku dy të rinjtë/ Si u qëllua me breshëri ndaj tyre, lëvizja “mat” e 28-vjeçarit për t’u shpëtuar plumbave. Zbardhen detajet e rënda

Dinamika e atentatit që tronditi Lezhën dhe la në gjendje shoku

Dy të rinjtë, Blerim dhe Klisman Preçi, i kanë shpëtuar mrekullisht mbrëmjen e sotme një atentati me breshëri plumbash që u zbraz në mjetin që po udhëtonin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në dalje të qytetit të Lezhës, kur autorët që ishin në një makinë në lëvizje, që sipas dëshmive të siguruara nga gazetari Elidon Ndreka ishte tip Audi ngjyrë e zezë, kanë qëlluar me automatik mbi makinën që drejtohej nga 28-vjeçari Blerim Preçi.

Autorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, ndërsa mjeti tip “ML” i të riut, pas të shtënave ka dalë nga rruga.

Autorët i janë afruar makinë se të riut nga Miloti, Blerim Preçit, duke dalë paralel dhe kanë hapur zjarr ndaj tij. Më pas shoferi i “ML” ka ulur shpejtësinë dhe për t’i shpëtuar plumbave, është hedhur nga mjeti që ende ishte në lëvizje.

Për fat të mirë, të dy të rinjtë që ndodheshin në këtë mjet kanë shpëtuar pa lëndime.

Pas ngjarjes, dy të rinjtë kanë dalë nga mjeti në gjendje shoku.

Menjëherë pas atentatit, ka qenë Blerimi i cili ka telefonuar policinë dhe ka njoftuar se mbi mjetin e tij është qëlluar me armë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka bllokuar autostradën, duke devijuar trafikun në rrugë dytësore, si dhe janë ngritur postblloqe në hyrje dhe në dalje të qytetit të Lezhës me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të vendngjarjes mësohet se ndodhet një lokal, por kamerat e tij nuk shohin nga rruga, duke mos i dhënë dot ndihmë policisë për të zbardhur ngjarjen më shpejt.