BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x
BREAKING NEWS

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive në PD, largohet sekretari i PD dhe 13 anëtarë Kryesie në këtë qytet të vendit: Basha po e kthen në një parti klienteliste (Publikohet letra)

Vjen goditja e fortë për Lulzim Bashën/ Dorëheqje masive
x
BREAKING NEWS

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë “funeralin” e tij, as florinjtë nuk i bëjnë më punë, i mbyllën çdo derë në Uashington

Vizita në SHBA, Kreshnik Spahiu: Meta po tenton të shmangë
x
BREAKING NEWS

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po i dërgojnë amerikanët mesazh SPAK të hapë dosjet e PPP?

Raporti i DASH, ja kush janë ministrat e rrezikuar nga koncesionet dhe a po
x
BREAKING NEWS

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet e reja
x
BREAKING NEWS

“Asnjë viktimë në 24 orë”, Ministria e Shëndetësisë nxjerr bilancin e fundit: Ja sa raste të reja janë regjistruar me Covid-19

“Asnjë viktimë në 24 orë”, Ministria e
x

Aktualitet

Disa apartamente, godinë shërbimi, truall/ SPAK kërkon t'i sekuestrojë pasurinë Dritan Dajtit, zbardhet lista e plotë

Disa apartamente, godinë shërbimi, truall/ SPAK kërkon t'i

Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar në Gjykatë konfiskimin e disa prej pasurive të Dritan Dajtit. Kërkesa është bërë në bazë të operacionit “Forca e Ligjit” sipas aktit normativ, pasi në shkurt të vitit të kaluar ishte vendosur sekuestro nga OFL-ja.

Mësohet se bëhet fjalë për 6 pasuri, për të cilat dje në orën 13:30, Gjykata e Posaçme ka vendosur shqyrtimin e kërkesës së SPAK-ut. Më 12 shkurt të vitit 2012, OFL-ja i dorëzoi Dritan Dajit formularin e vetëdeklarimit të pasurisë.

Në kërkesën e konfiskimit që SPAK ka dorëzuar në Gjykatë, bëhet fjalë për 3 apartamente dhe një godinë shërbimi të përfituara me kontratë dhurimi, ndërsa vetëm një apartament rezulton me kontratë shitjeje.

Disa nga pasurisë që Prokuroria e Posaçme kërkon t’i konfiskojë janë: Shtesë anësore pallati, me sipërfaqe 36.75 m2, e llojit apartament në katin e tretë të rrugës “Shyqyri Bërxulli”;

Shtesë anësore pallati, e llojit apartament me sipërfaqe 36.75 m2, në katin e katërt të rrugës “Shyqyri Bërxulli”, të përfituara me kontratë dhurimi nga Durime Braçe;

Apartament me sipërfaqe 49.3m2, i përfituar nga kontratë shitje në rrugën “Shyqyri Bërxulli”;

Godinë shërbimi social-ekonomike, kati i parë, me sipërfaqe 72.5m2, dhuruar nga Erges Xhoxhi;

65 për qind e kapitalit të shoqërisë “E… sh.p.k” dhe 45% të kapitalit të Shoqërisë “P… sh.p.k”, që janë në emër të bashkëshortes së Dritanin Dajtit, Dorela Dajti.

Dritan Dajti është duke vuajtur dënimin me 25 vjet burg, pasi akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Kalvari i seancave gjyqësore për Dritan Dajtin vijoi prej disa vitesh me 278 seanca pasi avokatët refuzonin ta përfaqësonin, por ai vetëm një vit më parë i shpëtoi 4 dënimeve të përjetshme.

Në 2014 Gjykata e dënoi Dritan Dajtin me 4 burgime të përjetshme, por ai e apeloi vendimin.

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar që ia ul dënimin në 25 vite burg. Maxhoranca e cilësoi këtë vendim një skandal, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri rekurs për vendimin në Gjykatën e Lartë.

“Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon Operacioni Forca e Ligjit, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë, si dhe për sekuestrimin e pasurisë në kushtet e emergjencës.

Në këtë kuadër, OFL-ja i ka dërguar kërkesën për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasit: D. D., me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale: ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’, ‘Mbajtja pa leje e armëve luftarake’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve’ dhe ‘Mbajtja pa të drejtë e uniformës’”, njoftonte Policia e Shtetit më 12 shkurt të vitit të kaluar, pasi OFL-ja i dërgoi formularin Dritan Dajtit.

Më të lexuarat