Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Dita 3 e ngujimit, çfarë ndodhi me studentët e Juridikut natën që lamë pas

Postuar: 12/01/2019 - 10:15

Në ditën e tretë të protestës, studentë të Juridikut kanë kaluar natën të ngujuar në fakultet. Mësohet se një grup i vogël studentësh kanë kaluar natën brenda godinës, ndërsa pritet që në orët në vijim atyre t’ju bashkohen kolegë të tjerë. Me studentët janë solidarizuar bashkëmoshatarë të tyre, që i kanë dërguar mbrëmjen e djeshme edhe ushqime.

Prej 3 ditësh studentët e disa fakulteteve në Tiranë, mes tyre ata të Ekonomikut, Juridikut, Inxhinierisë dhe Arkitekturës, janë ngujuar brenda fakulteteve të tyre, ndërsa kërkojnë plotësimin e 9 kërkesave.

Kujtojmë se studentët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse kërkesat nuk plotësohen deri ditën e nesërme. Ndërkohë, që këto ditë ka pasur edhe përplasje mes studentëve dhe policisë private, pasi kjo e fundit nuk i ka lejuar që të futen në ambientet e fakulteteve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/07/2019 - 17:31

Shpërthimi i bombulës së gazit në një argjendari të hënën në zonën e ish- bllokut ishte vetëm një nga rastet e rënda që ne dëgjojmë thuajse çdo vit lidhur me këto lloj aksidentesh.

Postuar: 17/07/2019 - 17:28

Ditët me shi dhe temperatura të ulëta do të vazhdojnë të jenë të pranishme në Shqipëri.

Postuar: 17/07/2019 - 16:51

Mjekët okulistë thonë se po përballen me një epidemi agresive të gripit të syrit që shkaktohet ng

Postuar: 17/07/2019 - 15:46

Finalizohet një tjetër operacion në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për sekuestrim

Postuar: 17/07/2019 - 15:35

Brenda verës pritet të ndryshojë menaxhimi i sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Postuar: 17/07/2019 - 13:58

Është rikthyer sërish sot vëmendja te çështja e bujshme e audio-përgjimit të publikuar nga Partia

Postuar: 17/07/2019 - 13:56

Riatdhesohen nga Franca 29 shqiptarë të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, mes tyre edhe një fa