Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri , ja
x

Aktualitet

Ditëlindja që u kthye në tragjedi/ Nuk e dinë ende se kanë humbur shoqet e tyre, ja si është gjendja e 2 vajzave që i mbijetuan aksidentit fatal në Elbasan

Ditëlindja që u kthye në tragjedi/ Nuk e dinë ende se

Një aksident tragjik ndodhi në 13 shtator në afërsi të tunelit të Elbasanit, ku humbën jetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia dhe mbetën të plagosura 2 shoqet e tyre.

Mësohet se Denisa Dibra dhe Nervida Garunja, tashmë e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Denisa Dibra tashmë është në gjendje më të stabilizuar, pavarësisht dëmtimeve në kokë të cilat sipas mjekëve nuk përbëjnë rrezik për jetën.

Ndërsa edhe Nervida Garunja e cila u përmend pak më vonë si pasojë e dëmtimeve të rënda, tashmë është jashtë rrezikut për jetën dhe arrin të komunikojë edhe me familjarët e saj.

Ato nuk mbajnë mend asgjë nga aksidenti tragjik, ndërsa nuk kanë dijeni se motra e njërës prej tyre Lusinda dhe shoqja e tyre Xheneta Qallia kanë ndërruar jetë.

Mjekët kanë rekomanduar që të pritet deri në stabilizimin e plotë të gjendjes së tyre, dhe më pas lajmi i trishtë do i komunikohet atyre edhe me praninë e një psikologu.